Qeveria e kryesuar nga LSDM-ja me zbatimin e masave që sigurojnë më shumë të holla dhe standard më të lartë jetësor për të gjithë qytetarët, thuhet në kumtesën nga Qendra për komunikime me opinionin e LSDM-së.
“Me harmonizimin vjetor të pensioneve e cila bëhet në pajtueshmëri me rritjen e pagave dhe shpenzimet për jetesë, të gjithë pensionistët marrin pension më të lartë të shtatorit për 1,8 për qind. Ky është harmonizimi i dytë i pensioneve sivjet. Harmonizimi i parë i pensioneve është bërë në fillim të vitit 2018 dhe ishte 1,69 për qind”, thuhet në kumtesën nga LSDM-ja.
Me këtë, thuhet më tej, pensioni mesatar për muajin shtator në Republikën e Maqedonisë me harmonizimin e përfshirë prej 1,8 për qind është 14.500 denarë, ndërsa, për krahasim në shtator të vitit 2016 ajo ishte 13.106 denarë.
“Fjala është fjalë! Qeveria e kryesuar nga LSDM-ja në vazhdimësi e zbaton harmonizimin ligjor të pensioneve. Përfundimisht, pensionistët e marrin atë që ligjërisht u takon, ndërsa me vite u ishte shkurtuar nga pushteti paraprak i kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja”, thuhet në kumtesën nga LSDM. (MIA)