Një automjet është përmbysur në autostradën Gradsko- Veles mëngjesin e sotëm në ora 6:30 ku janë gjetur 13 emigrantë, ku dy janë të lënduar, ka informuar Verolub Dodevski, zëdhënës i SPB- Veles.
“Automjeti me udhëtarë ‘reno espejs’ me tabela të Strumicës, i drejtuar nga person i panjohur, ka goditur në gardhin mbrojtës dhe është përmbysur. Pas fatkeqësisë, shoferi ka ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa në automjetin janë gjetur 13 emigrantë ku dy kanë qenë të lënduar”, ka sqaruar Dodevski.
Ata janë dërguar në spitalin e përgjithshëm në Veles, ndërsa për shkak të karakterit të lëndimeve janë transferuar në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, ndërsa mbikëqyrje në vendin e ngjarjes ka bërë ekip i SPB të Velesit. (MIA)