Me titullin Stenogramet e besueshme nga liderët e IRJM-së”, gazeta greke “Katimerini” sot publikon dialogje nga takimet e liderëve në Maqedoni të mbajtura më 27 janar dhe më 19 maj të këtij viti, para nënshkrimit të marrëveshjes me Greqinë.
Siç njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina, në disa tekste të ndryshme, kushtuar dy takimeve të liderëve, “Katimerini” hollësisht i transmeton qëndrimet e Ivanovit, Zaevit, Dimitrovit, Mickovskit, Osmanit, Xhaferit.
Në takimin e parë të liderëve të mbajtur në fund të janarit të këtij viti, sipas dialogjeve të publikuara nga “Katimerini”, kryeministri Zaev në fillim të mbledhjes thotë se nevojitet zgjidhje, por jo me çdo kusht dhe se “qeveria dhe opozita pajtohen se për çdo zgjidhje, nevojitet referendum”, por edhe se duhet të gjitha partitë dhe kryetari ta bashkojnë urtësinë për zgjidhje efektive.
Shefi i diplomacisë së Maqedonisë të pranishmëve u ka dorëzuar ekzemplarë nga dokumentet e Nimicit në gjuhën angleze dhe greke dhe i informoi për takimet me ndërmjetësin në Bruksel dhe Nju-Jork dhe komentoi se korniza e Nimicit lë hapësirë për manovra dhe nuk është propozim që duhet të hidhet poshtë apo pranohet.
“Grekët dëshirojnë që emri të jetë një fjali (Maqedoniaveriore) apo të shënohet me tire (Maqedonia-Veriore). Nuk u ka pëlqyer neni 5 nga projekti për përkthimin e emrit. Duan që emri të jetë njëjtë në të gjitha gjuhët, si dhe në gjuhën maqedonase. Duan spektër të madh të përdorimit. Përmendi irredentizëm”, informoi Dimitrovi lidhur me takimin në Nju-Jork dhe në vazhdim të pranishmëve ua përshkruan situatën në Greqi se Kamenos sipas hulumtimeve të fundit të mendimit publik ndodhet në tre për qind rejting, ndërsa Cipras se mendon që të shkojë në zgjedhje nëse programi financiar që përfundon në gusht është i suksesshëm.
Çfarë do të jetë Greqia pas zgjedhjeve, pyeti Dimitrovi?
“Në pushtet do të jetë Kirjakos Micotakis, i cili ka studiuar në perëndim Duhet të shpejtojmë. Derisa ndeshemi, për grekët gjërat bëhen më të lehta”, sqaron Dimitrov dhe potencoi se është i rëndësishëm qëndrimi që do ta ndërmarr pala e Maqedonisë në bisedimet dhe nëse nuk ka zgjidhje, sepse nuk duhet që në sytë e të tjerëve të duken jokonstruktivë.
Zoran Zaev, sipas asaj që e publikon gazeta greke, të pranishmëve u flet për rrethanat edhe për atë se me kalimin e kohës ata bëhen më të pavolitshëm për Maqedoninë dhe thotë se “nëse nuk gjejmë tani zgjidhje do të humbin 10 vite”.
Hollësisht ka informuar për takimin me Ciprasin në Davos, thotë se takimin e ka dakordësuar Mogerini, qëllimi ka qenë që të dërgohet porosi pozitive deri te qytetarët e Maqedonisë dhe Greqisë që të krijohet një atmosferë e mirë.
“Parakushte janë të volitshme, sepse në Greqi në pushte është e majta. Cipras është pajtuar me afatin kohor të Nimicit, por nuk është pajtuar me shkruarjen e emrit në latinisht. “Propozoi “Republika e Maqedonisë Veriore” apo “Maqedonia e Epërme”, sipas prototipëve të Malit të Zi apo Bjellorusisë”, sqaron Zaev.
Në një pjesë tjetër të takimit kryeministri thotë se Cipras e ka pyetur nëse është i vendosur të vijë deri në fund, në çfarë Zaevi është përgjigjur se “momenti është pozitiv, por jo me çfarëdo qoftë çmimi” dhe shton se kryeministri grek dëshiron zgjidhje.
Me qëndrim të njëjtë se Cipras dëshiron zgjidhje edhe se presidenti Ivanov, i cili thotë se “procesi është shumë i ndërlikuar”.
“Cipras është më pozitiv nga Papandreu. Dëshiron zgjidhje. Nuk dha betim para kishës, është më i lirë. Masat për ndërtimin e besimit dhanë rezultat. Por, me vendosjen e periudhës kohore me qëllime tejet ambicioze jemi në rrezik të shkaktojmë zhgënjim të madh”, tha Ivanov.
Osmani, sipas të asaj që është publikuar në “Katimerini” konsideron se nuk do të ekzistojë shans tjetër tani në vitin 2018, i ardhshmi mundet të jetë për dhjetë vjet.
“Ose tani ose asnjëherë. Duhet të zgjedhim një apo dy pika nga propozimi i Nimicit nga të cilat nuk do të tërhiqemi” thotë Osmani.
Në vazhdim biseda po zhvillohet rreth negociatorit Vasko Naumovski, lidhur me mungesën e tij nga takimi dhe nëse ai duhej të jetë i pranishëm apo jo, por edhe nëse duhet apo jo t’i udhëheqë negociatat apo ministri i Punëve të Jashtme.
Në takim, sipas “Katimerini”-it, bisedojnë edhe rreth asaj nëse do të arrijnë koncensus dhe qëndrim të përbashkët.