Rreth 100 kilogram fasule dhe 100 kilogram hallvë shtëpie do të përgatiten sot në fshatin Tearcë në manifestimin 9 ditët e fasules.
Me aftësitë e tyre do të prezantohen banorët, shkollat, shoqatat kulturore-artistike, Muzeu më i vogël etnologjik, ndërsa do të vendoset edhe ekspozita e fotografive. Është paraparë edhe debat në temë “Perspektivat rinore për zhvillim lokal”.
“Ky manifestim është i përbashkët për të gjithë që jetojnë në Tearcë dhe në rrethinë, i tre nacionaliteteve: Në këtë vendosim theks të veçantë sepse gjithçka që ndodh në këtë shtet, kryesisht promovon ndarje dhe injorim të kulturës tjetër. Është shumë lehtë të gjinden llojllojshmëri, po do të kemi një shoqëri më të qëndrueshme nëse mësohemi t’i gjejmë ngjashmëritë dhe t’i promovojmë”, thotë kryetari i Qendrës për edukim dhe zhvillim (QEZH) Metin Muaremi.
Ai tregoi edhe se në mjediset rurale nuk realizohen pothuajse kurrfarë ngjarje kulturore.
Ditët e fasules i organizon QEZH-ja me mbështetje të Fondacionit Fridrih Ebert, Qendrës për arte bashkëkohore, SWG Rrjetit të financuar nga BE-ja, USAID-it dhe Ministrisë së Kulturës. (MIA)