Porosi inkurajuese për Marrëveshjen e Prespës, ka marrë kryeministri Zoran Zaev nga nënpresidenti i SHBA-së Majk Pens në takimin e sotëm në Uashington.
Siç shkroi Zaev në profilin e tij në Fejsbuk, Pens i ka përshëndetur përgjegjësinë dhe vendosmërinë gjatë arritjes së Marrëveshjes.
“Mundësia që të bisedojmë me nënpresidentin e SHBA-së Majk Pens vjen në një moment historik kyç për Republikën e Maqedonisë. Nga nënpresidenti Pens morëm porosi inkurajuese për përgjegjësinë dhe vendosmërinë gjatë arritjes së Marrëveshjes së Prespës. Në takim ishte theksuar se me Marrëveshjen e kemi siguruar vendin e merituar në struktura euroatlantike. Me këtë e sigurojmë paqen, stabilitetin dhe prosperitetin për qytetarët tanë”, thekson Zaev.
Takimi është realizuar me ftesë të nënpresidentit Pens, ndërsa vijon pas vizitave të sekretarit amerikan të Mbrojtjes Xhejms Matis dhe të ndihmësit të sekretarit shtetëror Ues Miçel në Maqedoni dhe mbështetja e shprehur për referendumin e ardhshëm dhe integrimin e vendit në NATO dhe në BE.