Në organizim të Zyrës së UNICEF-it në Shkup dhe Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale në bashkëpunim me Bankën Botërore sot në hotelin Arka do të mbahet konferencë për varfërinë e fëmijëve.
Në konferencë, siç njoftojnë organizatorët do të prezantohen të dhënat statistikore për gjendjen e varfërisë së fëmijëve në vend dhe do të propozohen zgjidhje.
Janë paraparë paraqitje të ministres për Punë dhe Politikë Sociale Milla Carovska, përfaqëesues nga UNICEF-i Benxhamin Perks dhe drejtori i Zyrës së BB-së për Kosovë dhe Maqedoni, Marko Mantovaneli.
Në takim do të ketë dy panel seanca. Në të parën në temë “varfëria e fëmijëve, zhvillimi tek fëmijët dhe strategji për përballjen nga ana e fëmijëve dhe amvisërive” do të flasin Pol Stabs, profesor i Institutit për ekonomi në Zagreb dhe Biljana Dukovska nga Platforma e Maqedonisë kundër varfërisë.
Në panel seancën e dytë Gordana Matkoviq nga Qendra për politikë sociale në Beograd, Maja Gerovska Mitev, profesor në Fakultetin Filozofik në Shkup dhe Lubinka Popovska nga MPPS do të flasin për matjen e varfërisë së fëmijëve. (MIA)