“Nxitja e dialogut politik dhe konsensusit” është temë e sesionit të sotëm me të cilin vazhdon konferenca “Dialog në nivel të lartë për pjesëmarrje politike të të rinjve dhe politika rinore me deputetët e Ballkanit Perëndimor”.
Fjalë rasti do të kenë kryetari i Kuvendit të RM-së, Talat Xhaferi, eurodeputeti Eduard Kukan dhe kryetari i Komisionit të përhershëm anketues për mbrojtje të lirive dhe të drejtave të qytetarit, Fadil Zendeli.
Bashkëkryesues të konferencës janë nënkryetari i Parlamentit Evropian dhe shef i programit të liderëve të rinj politik Fabio Masimo Kastaldo, si dhe deputetja Ivana Tufekxhiq.
Pas konferencës është paralajmëruar takim i Xhaferit me Kastaldo. (MIA)