CIVIL – Qendra për Liri dje i vizitoi Manastirin, Mogillën dhe Prilepin, ku qytetaret dhe qytetarët i shprehën mesazhet, qëndrimet dhe mendimet e tyre për referendumin.
“Do të votoj për emrin e ri, sepse emri i vjetër nuk më pëlqen”, “Kush është ai i mençur që do ta ndryshojë emrin e vet”, “Maqedonia është e jona dhe e dua, jemi për”, “ Për BE dhe ardhmëri më të mirë për të rinjtë”…janë disa nga mesazhet e banorëve të Manastirit të cilat i shkruan në info stendën e Civilit që ishte i vendosur në sheshin Magnolija.
Civilët vazhduan pastaj në Mogillë ku banorët i vendosën mesazhet e tyre anonime në kutinë e improvizuar, për deklarimin për referendumin.
“Kundër të gjithëve dhe për çdo gjë! Çdo kush për vete, unë për mua”, “Gjithmonë Maqedoni, asnjëherë e Veriut”, “Do të votoj për të mirën e të gjithëve”, janë dia nga mesazhet anonime të mogillasve.
Pasi mbaroi vizita në Mogillë ekipi i Civilit vendosi info stendë në sheshin në Prilep.
“ Do të votoj për Maqedoni më të mirë”, “Bojkotim”, “Ky është moment i mrekullueshëm historik që nuk duhet lëshuar”, “Po për referendumin, për mua dhe shpirtin tim është festë e madhe por edhe përgjegjësi për të gjithë ne për ardhmërinë e Maqedonisë”…ishin mesazhet e banorëve të Prilepit.
Ngjarjet janë pjesë e projektit “Votoj, pra ekzistoj”, i mbështetur nga Ambasada e SHBA në Shkup.
D. Muratov