Gjykata Kushtetuese e ka filluar seancën në të cilën duhet të vendoset për kushtetushmërinë dhe ligjshmërinë e vendimit për shpalljen e referendumit të miratuar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 30 korrik të vitit 2018.
Në seancë marrin pjesë përfaqësues të partive politike “E Majta” dhe nga Kongresi Botëror Maqedonas (KBM) që janë bartës të iniciativës, ndërsa gjykatës është Elena Gosheva.
Bartësit konsiderojnë se vendimi për referendumin nuk është në pajtueshmëri me Kushtetutën e RM-së, Ligjin për referendum dhe format tjera të deklarimit të qytetarëve si dhe standardet evropiane dhe praktikat e referendumit të vërtetuar nga ana e Komisionit të Venecias. Ata kërkojnë që Gjykata Kushtetuese në tërësi ta anulojë vendimin për referendumin, ndërsa nëse vendimi sillet pas referendumit duhet të anulojë rezultatet.
Nisma për kontestimin e vendimit për nënshkrimin e referendumit sipas ish kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Trendafil Ivanoviski është tentim për rrënimin e shtetit. Në deklaratën për MIA ai thotë se Gjykata juridikisht dhe formalisht ka në dispozicion tre mundësi.
Mundësia e parë, sipas tij është që ta hedhë poshtë iniciativën, duke vlerësuar se çështja nuk është e tillë që të veprojë Gjykata Kushtetuese. E dyta mund të jetë që Gjykata ta refuzojë, gjegjësisht të mos ndërmarrë procedurë pasi veçmë e ka lënë në fazën e vendosjes, dhe e treta, mund të vendosë që të ndërmarrë procedurë më vonë, të shkojë edhe në ndërprerjen adekuate ose anulim.
Nga ana tjetër, siç thotë, frikohet se me vendosjen e vetë çështjes për shqyrtim para Gjykatës Kushtetuese, duke marrë parasysh përvojën e deritanishme nga puna në këtë përbërje gjyqësore, shkohet pikërisht në këtë pikë të zezë, në rrënimin e themeleve të shtetit.
“Rrënimi i këtij referendumi do të nënkuptonte edhe rrënimin e themeleve dhe të mbijetesës së shtetit”, theksoi Ivanovski.
Për nismën e vlerësimit të kushtetushmërisë dhe ligjshmërisë së vendimit për referendumin dje është prononcuar edhe shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov në pres konferencën me kolegun e tij gjerman Hajko Mas. Sipas tij e madhe është përgjegjësia në këtë moment, e çfarëdo trupi, bile edhe Gjykata Kushtetuese çelësin e vendosjes ta merr nga dora e qytetarëve.
Ndryshe, kryeministri Zoran Zaev lidhur me veprimin e Gjykatës Kushtetuese për vendimin e shpalljes së referendumit kohë më parë tha se gjithçka është në pajtueshmëri me Kushtetutën, por mbetet që Gjykata ta thotë të veten.