Deralla, CIVIL: Është tragjike ngjarja në të cilën shohim një vrasje brutale që ekzekuton një përkatës i policisë. Megjithatë, ka edhe momente tjera të cilat opinioni duhet t’i merr parasysh. Standardet me të cilat përzgjidhen shërbyesit policor në periudhën e kaluar ishin shumë të zhvendosura, ndërsa kriteret në shumicën e rasteve ishin libreza partiake dhe dëgjueshmëria ndaj partisë qeverisëse, gjegjësisht partive, VMRO dhe BDI.
Atë që ne në këtë periudhë e shohim si më alarmante është se ato standarde dhe procedura nuk janë të rishqyrtuara dhe disa vendime për punësime si në polici, ashtu edhe në administratë në nivel lokal dhe qendror. Kuptohet, nuk janë të diskutueshme dhe nuk janë rishqyrtuar.
Vlerësoj se kjo ngjarje tragjike do të duhej të jetë rast që më tepër të mendohet për një rishqyrtim të tillë dhe për shtesë listës së reformave të cilat duhet të realizohen në polici dhe në Ministrinë për punë të Brendshme dhe thjeshtë të forcohen procedurat, të forcohen standardet për pranim të shërbyesve policor. Nga ana tjetër, duhet të merret parasysh se shërbyesit policorë janë edhe qenie njerëzore të cilët kanë jetë private, dhe për fat të keq, edhe armë zjarri. Dhe kjo në ndonjë rast mund të keqpërdoret.
Duhet të forcohen procedurat për përdorimin e armëve të zjarrit, gjë për të cilën shpesh kemi diskutuar edhe në të kaluarën, kontrolli duhet të forcohet. Kjo është ngjarje tragjike e cila na huton të gjithëve. Megjithatë, duhet t’i lëmë institucionet ta zgjidhin këtë në mënyrë të shpejtë, efikase dhe ligjore.
Kuptohet, aspak nuk ndihmojnë kumtesat e njërës nga partitë më të papërgjegjshme në Maqedoni, e cila mangësitë e veta, gjegjësisht, pasojat nga qeverisja e tmerrshme ia transferojnë qeverisë së tanishme, ndërsa nga ana tjetër, kjo qeveri nuk mund të amnistohet nga përgjegjësia për shkak të ngadalësisë së reformave.
Përpunimi i tekstit: Biljana Jordanovska
Kamera: Dehran Muratov
Montazhi: Vllado Kërstevski