Bindje se në Parlamentin grek ekzistojnë forca politike për tu ratifikuar Marrëveshja e Prespës, pavarësisht qëndrimit të partnerit të koalicionit Panos Kamenos, deklaroi zëdhënësi i Qeverisë greke dhe ministri pa resor Dimitris Sanakopulos në intervistë për radion greke “Njuz 247”.
“Pozicioni i Kamenos në lidhje me marrëveshjen është i njohur, ato nuk janë punë që nuk i ka thënë, por unë jam i bindur se në atë moment ekzistojnë korrelacione politike me Parlamentin grek për ratifikimin e marrëveshjes dhe ajo do të dëshmohet kur të dorëzohet dhe kur të votohet”, tha Sanakopulos në lidhje me qëndrimet e partnerit të koalicionit në Qeveri dhe refuzoi që në mënyrë konkrete të komentoj pozicionin e Kamenos se do të tërheqë besimin për Qeverinë.
Zëdhënësi i Qeverisë greke dhe ministër pa resor, siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, edhe njëherë i përsëriti hapat e parapara në përputhje me marrëveshjen.
“Derisa të arrijë marrëveshje në Parlamentin grek duhet të kalohen hapa të ndryshëm: referendumi në vendin fqinj dhe vazhdim i procedurës parlamentare për revizion të Kushtetutës. Sipas asaj nëse kjo ndodh dhe dua të ndodhë, më pas Qeveria e Greqisë do të dorëzojë marrëveshjen e Prespës për ratifikim në Parlament”, tha Sanakopulos dhe shtoi se “në bazë të asaj që thotë marrëveshja, sa është e mundur më shpejt”, Qeveria greke do të dorëzojë marrëveshjen në Parlament. (MIA)