Deralla: CIVILi si organizatë është në procedurë të akreditimit të procesit të referendumit. Sipas kësaj pa marrë parasysh të përzgjedhjeve individuale të njerëzve të cilët janë në bërthamën e CIVILit, ne si organizatë kemi qëndrim të përgjithshëm që I përket vetëm plotësimit të obligimeve të shtetit ndaj qytetareve dhe qytetarëve. Gegjësisht, t’u siguroj kushte për votim të pa penguar.
Gjithashtu, ne kërkojmë nga institucionet të mundësojnë respektim maksimal të drejtës njerëzore të votimit ndërsa me atë të sigurojnë kushte, gjegjësisht t’i sanksionojnë të gjithë shprehjet e gjuhës së urrejtjes, të gjithë tentativat të pengohen njerëzit të votojnë.
Të mos jenë cak i veprimeve të tyre propaganduese politike ose cak i lajmeve të rrejshme. Përmbajtjet informuese gjithashtu duhet të jenë në bollëk me informata për atë se cilat do të ishin përfitimet nga kjo marrëveshje. Por, gjithashtu, edhe me informata për atë se çka ajo marrëveshje saktë don të thotë.
Megjithatë, gjithashtu, shumë ashpër do t’i kundërshtohemi çfarëdo tendence qytetaret dhe qytetarët të ndjehen të frikësuar të dalin të votojnë ose të jenë të manipuluar me lajme të rrejshme dhe gjuhë të urrejtjes që të votojnë në këtë ose atë mënyrë.
Përpunimi i tekstit: Maja Ivanovska, Arian Mehmeti
Kamera: Atanas Petrovski
Montazhi: Arian Mehmeti
Fotografia: Dehran Muratov
Marrja e përmbajtjeve nën kushte të ndryshme nga të theksuarat NUK ËSHTË E LEJUAR, përveç me leje me shkrim nga Civili.
Kushte për shfrytëzim, të drejta autoriale dhe mbrojtjen e privatësisë
Lëndimi i të drejtave autoriale është e ndaluar me ligj.