Përfaqësues të organizatës joqeveritare CIVIL – Qendra për Liri realizuan takim pune me ministrin për punë të brendshme Oliver Spasovski dhe koordinatorin nacional për luftë kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, Borçe Petrovski, në të cilin diskutuan për ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin si problem global, lidhur me dukurinë relativisht të re – gjuha e urrejtjes, intensifikimin e të njëjtës para referendumit, si dhe zgjidhjet e problemit.
“MPB dhe Civili kanë bashkëpunim të jashtëzakonshëm për të cilin në fakt dëshmon edhe memorandumi për bashkëpunim të cilin ne si dy institucione e nënshkruam dhe i cili na hapi një kornizë të gjerë normative për veprim parandalues në shumë fusha të interesit të përbashkët. Në këtë aspekt është edhe diskutimi i sotëm rreth ekstremizmit të dhunshëm dhe gjuhës së urrejtjes”, theksoi Spasovski.
Në takimin u diskutua edhe për referendumin e ardhshëm dhe masat që merren për sigurimin e realizimit të qetë dhe të lirë të të drejtave qytetare.
“Diskutuam edhe për deklarimin në referendum dhe rëndësinë për sigurimin e një ambienti të qetë, të civilizuar dhe të çliruar nga çdo formë e kërcënimeve ose urrejtjeje, që do të mund të përfundojnë me pasoja pas të drejtës dhe vullnetit të lirë të secilit qytetar gjatë votimit, theksoi Spasovski.
Presidenti i Civilit, Xhabir Deralla, theksoi se gjuhës së urrejtjes duhet ti kthehet me buzëqeshje dhe se në asnjë mënyrë nuk guxon t’i kthehet me gjuhë të urrejtjes, edhe më pak me dhunë.
“Dëshirojmë të theksojmë tre rekomandime shumë të rëndësishme. I pari, qasja multidisiplinare ndaj ekstremizmit të dhunshëm, si zgjidhja më e mirë për luftën kundër tij. Rekomandimi i dytë është se forcimi i vetëdijes publike dhe edukimi qytetar duhet të bëhet pjesë e përditshmërisë tonë, sepse në atë që quhet gjuhë e urrejtjes mund të fshihen ngjarje të tmerrshme, incidente të tmerrshme që mund të marrin jetë njerëzore”, theksoi Deralla.
Ai drejtoi thirrje që kjo të bëhet pjesë e përditshmërisë, duke filluar nga sot. Kërkoi nga qytetarët të përmbahen nga gjuha e urrejtjes, sepse kjo mund të sjell deri te probleme të mëtejme dhe pengesa mbi të drejtën fundamentale, të drejtën për votë.
“Gjuha e urrejtës dhe kundër lirive që duan lirshëm të shprehen në procesin e referendumit janë me të vërtetë pengesë serioze e procesit demokratik, janë vepër penale dhe të papranueshme”, theksoi Deralla.
Ai i bëri thirrje Prokurorisë Themelore Publike të veprojë pas të gjitha rasteve në të cilat do të vërehet gjuhë e urrejtjes, në veçanti për frikësim dhe dhunë kundër atyre që duan lirshëm të shprehen në referendumin.
“Pavarësisht nga vota “për” ose “kundër”, nuk ka rëndësi, me rëndësi është askush mos t’i pengojë ta realizojnë të drejtën e votimit.
MPB dhe CIVIL -Qendra për Liri në periudhën e ardhme do të bashkëpunojnë në fushën e masave parandaluese për ekstremizmin të dhunshëm dhe terrorizëm. Takimi punues është pjesë e projektit CAVE që implementohet me mbështetje të Ambasadës së SHBA.
Dehran Muratov
Kamera: Atanas Petrovski