Civili vazhdon me projektin Veprim – Integrim, kushtuar reformave demokratike, pjesëmarrjes qytetare, iniciativave të gjelbra dhe vlerave evropiane në Republikën e Maqedonisë.
Pas punëtorive të suksesshme në Kumanovë dhe Gostivar, Civili ofron edhe një rast të papërsëritshëm, kësaj here për qytetaret dhe qytetarët e Strugës, të kyçen në mënyrë aktive në iniciativën dhe njëkohësisht të kuptojnë më tepër për aktivitetet e projekteve dhe të ndajnë mendime dhe qëndrime për këto tema me përfaqësuesit e qeverisjes lokale dhe organizatave joqeveritare.
Punëtoria dy orëshe “Çfarë Maqedonie dua?” do të mbahet të premten, më 31 gusht në sallën e Komunës Strugë, me fillim nga ora 13.
Civili i fton përfaqësuesit e pushtetit lokal, organizatat joqeveritare, partitë politike, mediat lokale dhe korrespondencat dhe të gjithë qytetarët e interesuar t’i përgjigjen pozitivisht kësaj ftese dhe të japin kontributin e tyre në diskutimin për temat dhe ngjarjet aktuale, për drejtësinë sociale dhe ekologjike dhe tema tjera të rëndësishme që janë të përfshira në projekt.
Ekipi i Civilit do të jetë në dispozicion për takime individuale dhe biseda edhe pas mbarimit të punëtorisë.
Civili e zbaton projektin Veprim – Integrim në partneritet me Fondacionin Hajnrih Bell nga Gjermania.