Dy zjarre kanë shpërthyer në 24-orëshin e fundit në Shkup. Të lënduar nuk ka, është shkaktuar vetëm dëm material.
Siç informojnë nga Njësia Territoriale Zjarrfikëse e Qytetit të Shkupit, në Lisiçe të Poshtme në rrugën “12” nr. 3 është djegur një objekti ndihmës dhe është shkaktuar dëm material prej rreth 120 mijë denarë. Është intervenuar me pesë zjarrfikës dhe dy automjete.
Zjarri i dytë ka qenë në rrugën “Hristijan Todorovski-Karposh” nr. 80 në Çair, ku është djegur një garazh dhe një objekti ndihmës. Në shuarjen e zjarrit kanë intervenuar 12 zjarrfikës me katër automjete nga ora 20:50 deri në orën 22:25. (MIA)