Deri në KSHZ përmes ueb aplikimit www.dijaspora.sec.mk, deri tani janë dorëzuar 2.347 fletëparaqitje të qytetarëve për votim në përfaqësitë diplomatike- konsullore të Republikës së Maqedonisë në diasporë.
Prej tyre, 2392 fletëparaqitje janë pranuar, 39 janë refuzuar, ndërsa të tjerat janë në përpunim.
Më shumë fletëparaqitje për votim ka në Bern – 256, Lubjanë – 213, Londër – 127, Toronto – 136, Vjenë 108 – Kanbera – 99 etj.
Më pak fletëparaqitje për votim janë dorëzuar në Talin, Kiev dhe Prishtinë- nga një dhe Nju Delhi, Kajro, Sarajevë- nga dy fletëparaqitje.
Paraqitja zgjat deri sonte në mesnatë. Votimi në diasporë do të realizohet në 29 shtator në përfaqësitë diplomatike- konsullore dhe Zyrat konsullore të Republikës së Maqedonisë ku janë përfshirë më së paku 10 fletëparaqitje për votim.
Nga KSHZ njoftojnë se me ditën e djeshme gjithsej 4.959 qytetarë kanë kryer mbikëqyrje në Listën zgjedhore. Numër më i madh i qytetarëve, mbikëqyrje kanë kryer në Strumicë – 509, Manastir – 454, Karposh – 431.
Në periudhën e fillimit të mbikëqyrjes janë miratuar edhe 19 vendime për regjistrim, 125 vendime për fshirje dhe 24 vendime për ndryshim të të dhënave në Listën zgjedhore.
Mbikëqyrja publike në Listën zgjedhore do të zgjas deri sot, 23 gusht kur dhe do të mund të dorëzohen kërkesa për regjistrim, ndryshim apo fshirje të të dhënave. (MIA)