Eurokomisari për punë ekonomike dhe financiare, Pjer Moskovisi, paralajmëroi se misioni i parëp mbikëqyrës në Greqi do të mbahet prej 10 shtatorit, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.
Si të gjitha vendet të cilat ishin lëndë e programeve ekonomike të ndihmës paraprakisht, Greqia di të mbetet nën mbikëqyrje të Bashkimit Evropian për reformat, me atë dallim që për Athinën do të bëhet fjalë për mision mbikëqyrë “të përforcuar”, duke pasur parasysh madhësinë e krizës ekonomike greke, paralajmëroi sot eurokomisari Moskovisi.
“Parimi është se do të kontrollojmë se angazhimet po respektohen, por nuk do tëp ketë masa të reja, do ta monitorojmë implementimin e masave të cilat tashmë janë vendosur”, saktësoi eurokomisari.
Moskovisi i hodhi poshtë kritikat se masat për kursim janë shkak për krizën ekonomike në Greqi, ku papunësia mbetet shumë e madhe, ndërsa populli është më i varfër se sa para krizës. Eurokomisari përkujtoi se “kriza i shkaktoi masat për kursim, e jo anasjelltas”.
“Na nevojitej administratë më e mirë, sistem më i mirë tatimor, sistem social dhe ekonomik i adaptuar me eurozonën. Të mos harrojmë se kemi administratë artificiale, se strukturat ekonomike nuk ishin të fuqishme, u desht këtë ta modernizojmë, strukturat janë në formë më të mirë tani. E dimë se gjendjet personale ende nuk janë përmirësuar, por modernizimi i strukturave ekonomike do të mundësojë të krijohen vende të punës”, porositi Moskovisi.
Reformat e zbatuara në tetë vitet e fundit nën mbikëqyrje të BE-së dhe të institucioneve ndërkombëtare patën për qëllim të krijojnë kushte për kthim të rritjes ekonomike në vend, kushte për krijim të vendeve të punës, por edhe etablim të administratës profesioniste efikase publike dhe financa të shëndosha publike.
Edhe krahas daljes nga programet për ndihmë, Greqia mbetet vend me shkallë më të lartë të papunësisë, edhe pse ka rënë nën 20 për qind, si dhe me shkallë më të lartë të borxhit publike. (MIA)