Nëntë emigrantë dhe shoferi 19-vjeçar nga Shkupi i cili i ka transportuar me automjet dje në dalje nga autostrada tek Demir Kapia janë ndaluar dhe arrestuar në Stacionin policor për procedurë të mëtejshme.
Siç kumtoi MPB, dje në orën 17:55 në autostradën Gjevgjeli-Shkup, në qarkoren f.Miravci, nëpunës policorë kanë vërejtur një automjet të udhëtarëve “Mercedes” me targa të Shkupit, pronësi e N.S. (61) nga Shkupi, ndërsa i drejtuar nga E.I. (19) nga Shkupi (i cili automjetin e ka drejtuar pa e përfituar të drejtën për drejtim të automjetit), i cili ka lëvizur me shpejtësi të madhe.
“Në afërsi të tunelit dhe urës në lumin Vardar afër Demir Kapisë është ndalur një automjet dhe nga ai kanë dalë më shumë persona, me ç’rast ka vazhduar të lëvizë drejt Demir Kapisë. Kur automjeti është shkyçur nga autostrada është ndalur nga nëpunës policorë. Në vendin e ngjarjes janë zënë nëntë persona-emigrantë, pa dokumente identifikimi. Shoferi E.I. dhe emigrantët janë arrestuar në Stacionin policor për procedurë të mëtejshme”, njoftojnë nga MPB.
Po ndërmerren masa për ndriçim të plotë të rastit. (MIA)