Për 11 ditë përfundon thirrja publike për blerjen e tokës bujqësore shtetërore nën serra, kumtoi sot Ministria e Bujqësisë.
Siç deklaroi Trajan Dimkovski , shef i kabinetit në MBPEU, është shumë e rëndësishme bujqit e interesuar për blerje, në dokumentacionin e nevojshëm të dorëzojnë edhe vlerësimin për vlerën e tokës të bëra nga Byroja për Ekspertizë Gjyqësore.
“Të gjithë pronarët e serrave, të interesuar për blerjen e tokës, ta ruajnë afatin, 18 gushtin, dhe të dorëzojnë dokumentacion të kompletuar. Kjo është e rëndësishme që Komisioni të veprojë në kohë dhe të ketë numër edhe më të madh të ofertave të pranuara. Çmimi i tokës konfirmohet sipas Metodologjisë për vlerësim të vlerës së tregut të tokës bujqësore në pronësi shtetërore në serra dhe objekte të cilat janë në funksion të prodhimtarisë bujqësore, të sjellë kah fundi i janarit të këtij viti”, apelon Dimkovski.
Në thirrjen publike mund të aplikojnë të gjithë që kanë objekt të legalizuar në funksion të prodhimtarisë bujqësore.
Kjo është thirrja e parë publike e llojit të tillë në të cilën pritet kërkesë për blerje të dorëzojnë rreth 40 bujq. Deri tani janë parashtruar vetëm dy kërkesa. (MIA)