Në bisedën për gazetën evropiane “Politiko Evropa”, eurokomisari për zgjerim Johanes Han thotë se është “i bindur” se negociatat me Maqedoninë dhe Shqipërinë do të fillojnë vitin e ardhshëm.
Në intervistën, Han mes tjerash sqaron se me dy vendet është nisur punë përgatitore që i paraprinë hapjes së negociatave me BE-në.
“Kjo është punë e kompletuar dhe shpresoj se do të mund të përfundojmë për një vit deri 14 muaj. Qëllimi është të merret dritë e gjelbër nga të gjitha shtetet anëtare në mesin e vitit të ardhshëm”, ka thënë Han duke rikujtuar në agjendën e Këshillit të BE-së në qershor të vitit 2019 në fillimin e negociatave me Maqedoninë dhe Shqipërinë, kur vendet anëtare duhet të japin dritë të gjelbër nëse kushtet e vendosura janë përmbushur.
Për Maqedoninë ato kushte i referohen reformës në shërbimet e sigurisë, administratën publike dhe luftën kundër korrupsionit, përfshirë edhe krimin e lartë.
Eurokomisari rikujton se qytetarët e Ballkanit Perëndimor “kanë të drejtë të bëhen qytetarë të BE-së” dhe se BE “përballet me zgjedhjen nëse do të eksportohet stabilitetit në rajon apo të importohet jo stabilitet në BE”.
“Poenta ime është ndoshta më ndryshe nga presidenti Makron, ndoshta mund ta bindim se dy punët patjetër të bëhen paralelisht”, ka thënë Han për “Politiko Evropa”.
Madje, një nga rekomandimet e Hanit se pse BE duhet të fokusohen në Ballkan është se fuqitë e mëdha gjithnjë e më shumë po i kthehen Ballkanit. Edhe pse në këtë kontekst përmendet më shpesh Rusia, eurokomisari rikujton se edhe investimet kineze janë të mëdha.
Han është ndalur edhe në problemet në Bosnjë e Hercegovinë dhe Kosovë që gjenden në fundin e garës drejt BE-së.
“Gjithçka ka filluar në 1989 dhe rënia e ‘perdes së hekurt’. Zgjerimi i madh në vitin 2004 ka qenë pasoja e madhe e parë dhe do thosha se e gjithë kjo do të përfundojë vetëm kur gjashtë vendet do të bëhen anëtare të Unionit”, ka porositur Han. (MIA)