Në Shkup sot do të hapen shtëpitë e vogla grupore për fëmijët e Institucionit Publik “25 Maji”.
Hapja zyrtarisht do të shënohet në shtëpinë grupore në lagjen Vllae në rrugën “Ivan Cankar” numër 115, pas pompës së benzinës Makpetrol, pranë urës për këmbësorë.
Do të marrin pjesë ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska, përfaqësuesi i zyrës së UNICEF-it Benxhamin Perks, si dhe përfaqësues nga institucionet partnere dhe organizatat qytetare. (MIA)