Për shkak të ekzistimit të disa parregullsive të caktuara në dokumentacion të cilin e tregoi vlerësimi fillestar, vendosëm procedura e tenderit për furnizimin e testeve dhe reagensëve për analiza biokimike, imunologjike, hematologjike dhe të gazit ta ndërpresim.
Këtë sot në konferencë shtypi e theksoi ministri i Shëndetësisë, Venko Felipçe i cili tha se në tender është paraqitur vetëm një kompani dhe se në këtë periudhë në mënyrë intensive kanë punuar në vlerësimin e ofertës.
“Periudhën e ardhshme do të vazhdojmë me zbatimin e planit për centralizim, ndërsa me atë edhe sigurimin e kursimeve të mëdha në këtë pjesë të furnizimeve”, tha Filipçe dhe u bëri thirrje kompanive të cilat punojnë në këtë sferë t’i zvogëlojnë çmimet e reagensëve, pasi, siç tha, kanë pasur biseda për arsye se vlerat tregtare janë shumë më të vogla nga ajo që tani për momentin është duke u shfrytëzuar.
Ai theksoi se edhe në të ardhmen do të vazhdojnë të punojnë në drejtim të përmirësimit të sistemit shëndetësor, të implementojnë sisteme dhe standarde evropiane, ndërsa janë në interes të shëndetit të qytetarëve.
Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve tha se në procedurat e ardhshme do t’i implementojnë të gjitha përvojat të cilat i kanë mbledhur në procedurën e ndërprerë me qëllim që të mos ballafaqohen me të njëjtën.
“Duam që ky model të ketë sukses për shkak se e dimë që krijon kursim, e përmirëson funksionalitetin dhe servisin e qytetarëve tanë. Në këtë drejtim do të zhvillohen procedurat e ardhshme”, theksoi Filipçe.
Në pyetjen kur do të shpallet tender i ri tha se gjithçka do të jetë në pajtim me ligjin për furnizim publike dhe ndërkohë në mënyrë aktive do të punojnë në përgatitjen e procedurës. Potencoi se procedura është tërësisht e hapur dhe në çdo moment mund të marrin pjesë të gjithë të interesuarit dhe në çdo fazë.
“Presion nuk kishte. Vlerësojmë se është jokorrekte dhe shtesë krijon dyshime kur ka vetëm një ofertues në këtë procedurë tenderi”, shtoi Filipçe, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve. (MIA)