Shefa të shteteve apo qeverive të anëtareve të NATO-s sot fillojnë samit dyditor në Bruksel, ku priten presione të reja të presidentit amerikan, Donald Tramp ndaj aleatëve, për të rritur ndarjet për mbrojtje.
Në rend dite të samitit do të jetë edhe përforcimi i aftësisë për mbrojtje, projektimi i sigurisë, lufta kundër terrorizmit dhe bashkëpunimi më i fuqishëm me Bashkimin Evropian.
Anëtaret e NATO-s u dakorduan në samitin në Uells të mbajtur në vitin 2014 se në 10 vitet e ardhshme do t’i rrisin ndarjet për mbrojtje në dy për qind të BPV-së.
Atë qëllim, sipas të dhënave më të reja, për momentin e përmbushin tetë shtete anëtare – SHBA-ja, Britania e Madhe, Greqia, Estonia, Letonia, Lituania, Polonia dhe Rumania. Pritet që deri në vitin 2024 atë qëllim ta arrijnë 17 shtete.
Megjithatë, edhe disa vende, mes të cilave edhe vendet e mëdha si Gjermania, Italia dhe Spanja, nuk do ta arrijnë qëllimin e projektuar. Nga shpenzimet e përgjithshme për mbrojtje të të gjitha vendeve-anëtare të NATO-s, SHBA-së i takojnë 70 për qind.
“SHBA-ja shpenzon për NATO më shumë se sa cili do shtet tjetër. Kjo nuk është e drejtë dhe as e pranueshme. Edhe pse ato shtete rrisin kontributet e veta prej se jam unë në funksion, ato duhet të bëjnë akoma më tepër”, theksoi dje Tramp në Tuiter, para nisjes për në Evropë.
Pritet në samitin e NATO-s anëtaret të konfirmojnë vendime për adaptim të strukturës komanduese të Aleancës e cila do të rritet për 1.200 persona si dhe “gatishmëri inicuese” me të cilën aleatët deri në vitin 2020 do të kenë 30 brigada mekanizuese, 30 skuadrilje ajrore dhe 30 anije luftarake të gatshme për veprim në afat prej 30 ditëve apo më pak.
Priten edhe vendime se komanda e re e përbashkët për Atlantikun të jetë në Norfollk, SHBA, ndërsa komanda e re logjistike në Ulm të Gjermanisë.
Anëtaret e NATO-s do të sjellin edhe vendim për fillim të negociatave për anëatrësim të Maqedonisë në Aleancë, të cilat mund të fillojnë më 1 gusht dhe vendim për vazhdim të financimit të forcave afgane deri në vitin 2024.
Aleatët evropianë druajnë se Tramp mund të tentojë t’i thellojë ndarjet mes SHBA-së dhe BE-së dhe të provokojë ndarje në Union.
Përmendet mundësia që Tramp, si lëshim për Rusinë të anulojë stërvitje ushtarake të NATO-s “Trident Juncture” e cila në tetor duhet të mbahet në Norvegji, me arsyetimin se ajo stërvitje mund të kuptohet si kërcënim dhe se është shpenzim tejet i madh për obliguesit tatimorë amerikanë.
Takimi mbahet në momentin në të cilin partnerët e NATO-s nuk dakordohen për një numër të madh çështjesh.
Mes tyre janë tregtia dhe qasja protekcioniste e Trampit, të cialt shkaktuan kundërmasa nga një sërë shtetesh, ems të cilave edhe nga BE-ja.
Problem tjetër, rreth të cilit nuk ka dakordim, është Irani, pasi që Tramp në maj kumtoi se SHBA-ja tërhiqet nga Marrvëeshja e iranit dhe kthen sanksionet për Teheranin.
Shtetet e tjera nënshkruese të marrëveshjes të cilat nuk e ndoqën Trampin në atë hap, tani po tentojnë të gjejnë zgjidhje për kompanitë të cilat kërkojnë biznese me Iranin, edhe krahas kthimit të sanksioneve amerikane.
Shkas tjetër për dallimet në qëndrime janë ndryshimet klimatike, pasi që Tramp kumtoi se shteti tërhiqet nga Marrëveshja e Parisit për klimën.
Shkas për mospajtime është edhe Lindja e Afërt. tramp shkaktoi protesta ndërkombëtare, kur vendosi ta njohë Jerusalemin për kryeqytet të Izraelit dhe ta zhvendosë Ambasadën amerikane. BE-ja e kritikoi atë vendim dhe u angazhua për gjetje të sërishme të zugjidhjes me dy shtetet për konfliktin izraelito-palestinez.
(MIA)