Meritojmë vendim të pastër për fillimin e negociatave, por politika është art i mundësisë dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi, të japim përpjekje maksimale që të shkojmë përpara, theksoi shefi i Diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov sot në debatin, që u mbajt në kuadër të Samitit “BE – Ballkani Perëndimor” në Londër, me temë “Pas Berlinit: Çfarë sjellë dekada e ardhshme për Ballkanin Perëndimor?”.
Dimitrov shtoi se për shkak të krizës politike me të cilën është përballur Maqedonia, opinioni në vend u bë mjaft kritik dhe nuk toleron gabime më. Dimitrov theksoi se rruga për Maqedoninë dhe për Shqipërinë për hapjen e negociatave çon drejt qershorit të vitit të ardhshëm dhe shtoi se vendi ynë këtë javë pret edhe ftesë për anëtarësim në NATO. Inkuadrimi i vendit në BE dhe në NATO, shtoi ministri, do të ketë efekt qetësues në të gjithë rajonin dhe do të dërgojë sinjal se vendet në Ballkanin Perëndimor mbeten në rrugë të drejtë.
“Qytetarët e BE-së duhet ta kuptojnë se procesi i zgjerimit mund të na transformojë. Ne bëjmë gabime, por gjithashtu edhe i përmirësojmë gabimet. Procesi i inkuadrimit është mundësi për transformimin e shoqërive. Edhe pse dëshirojmë afate, data, më e rëndësishme është të kemi datë të saktë dhe vendet tona t’i bëjmë evropiane. Nëse nesër bashkohemi Maqedonia të jetë vend i njëjtë, na nevojitet procesi i inkuadrimit si vegël për transformim”, shtoi shefi i diplomacisë.
Duke iu përgjigjur pyetjes se çfarë nëse referendumi këtë vjeshtë nuk ka sukses ose, çfarë nëse ka sukses, ndërsa Maqedonia vitin tjetër nuk i fillon negociatat, Dimitrov theksoi se referendumi paraqet udhëkryq historik dhe se janë të mëdha mundësitë se qytetarët do ta mbështesin marrëveshjen.
“Një prej leksioneve kryesore në të kaluarën ishte se si përdorej nacionalizmi për mbulimin e korrupsionit dhe keqpërdorimin e detyrës zyrtare. Kjo është luftë midis të kaluarës dhe aktuales, nacionalizmit dhe patriotizmit, ndjenjën se jemi viktimë, se fqinjët janë të këqij. Do ta bëjmë më të mirën dhe besoj se do të jetë e mjaftueshme. Besoj se njerëzit në Maqedoni në të kaluarën kanë bërë zgjedhje të mençura për udhëkryqe të tilla historike. Më mirë është opozita më shumë të mendojë në vendin sesa në karrierën e saj politike, por të gjithë do të piqemi në këtë proces”, tha Dimitrov.
Ndërkaq, Eurokomisari për Zgjerim, Johanes Han theksoi se referendumi është zgjedhje e lirë e qytetarëve dhe jo situatë në të cilën diçka u imponohet dhe shtoi se nëse vendi i plotëson kushtet, vendet-kandidate obligohen të reagojnë në mënyrë pozitive.
Përkujtoi se në shkurt u prezentua Strategjia për Ballkanin Perëndimor, e cila, siç tha, shkaktoi, aksione dhe reaksione, ndërsa një prej tyre është paralajmërimi se BE-ja më nuk do të pranojë anëtare të reja me konflikte të pazgjidhura dhe kontestet me fqinjët.
“E dyta me me rëndësi që do të ketë pasoja nga publikimi i strategjisë për vendet e Ballkanit Perëndimor ishe publikimi se më nuk do të pranojmë vende të reja anëtare me probleme të pazgjidhura me fqinjët. Kombinimi i datave krjon edhe më shumë energji që të zgjidhen disa çështje të caktuara, ndërsa më e dukshmja dhe më mbresëlënësja ishte zgjidhja e kontestit për emrin midis Maqedonisë dhe Greqisë dhe tani duhet të bëhet gjithçka që vendi t’i bind qytetarët për korrektësinë e këtij vendimi”, “Pas Strategjisë rruga e vendeve të Ballkanit Perëndimor është më e qartë”,shtoi Han.
Han theksoi se lansimi i Strategjisë i ka detyruar edhe vendet-anëtare të BE-së të ballafaqohen me përmirësimin e strukturës të vetë Unionit, mënyrën në të cilën funksionon. Procesi i Berlinit, është nismë e lansuar në vitin 2014, me qëllim që të ruhet momentumi i reformave në rajon dhe në vete i përfshin vendet anëtare të BE-së dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.
Burimi: Nezavisen Vesnik