Gjatë orëve të pasdites dhe të mbrëmjes, si dhe gjatë ditës së nesërme, sërish paralajmërohen reshje të rrëmbyeshme të shiut, në disa vende edhe të rrëmbyeshme me bubullima dhe paraqitje të mundshme të breshrit.
Siç informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), tek nivelet më të mëdha të ujit nuk priten paraqitje të derdhjes së ujit, ndërsa tek lumenjtë më të vegjël dhe vendet e thata në qoftë se në shtretërit e tyre proceset do të jenë më intensive dhe me sasi më të mëdha të shiut, është e mundur rritje e shpejtë e nivelit të ujit, ndërsa në disa vende gjatë reshjeve të mundshme intensive të shiut janë të mundura edhe derdhje lokale.
“Në qoftë se në mjediset urbane të qytetit jostabiliteti shprehet në formë të motit të lig, me shi, erë dhe breshër, për shkak të pamundësisë për thithje të ujit dhe bllokim të mundshëm të rrjetit të kanalizimit me degë dhe gjethe, është e mundur paraqitje e akumulimit dhe derdhje të ujit nëpër rrugët e qytetit dhe nënkalimet. Gjatë paraqitjes së erës së fuqishme është e mundur paraqitje e dallgëve të liqeneve natyrore në vend”, njoftoi DPHM.
Prej atje rekomandojnë që qytetarët me kujdes të lëvizin nëpër lumenjtë më të vegjël dhe vendet e thata dhe të jenë të kujdesshëm në të gjithë vendet ku gjatë dy ditëve të ardhshme paralajmërohen reshje të rrëmbyeshme të shiut. (MIA)