551.p.e.s – Lindi Konfuçie, filozofi kinez. Në doktrinën e tij etike elementi kryesor është “zhen”, respektivisht humanizmi. E quajnë “Sokrati kinez” dhe mësuesi i 10.000 brezave. Vdiq në vitin 479 para erës sonë.
1566. – Lindi në Edingburg mbreti Xhejms VI i Skocisë. Në vitin 1603 ai u bë Xhejms I i Anglisë dhe në këtë mënyrë u bë i pari mbret që sundoi në Skoci dhe në Angli në të njëjtën kohë.
1623. – Lindi Blez Paskal, matematikani i njohur francez. Ai shpiku një nga kalkulatorët e parë dhe kontribuoi dukshëm në zhvillimin e teorive matematikore, përfshirë këtu teorinë e llogaritjes.
1669. – Mikael Visniovicki, i ardhur nga Lituania, u zgjodh mbret i Polonisë mbas luftrave për shkëputje të Polonisë.
1764. – Lindi Hoze Gervasio Artigas, i konsideruar si babai i pavarësisë së Uruguajit.
1834 – Në Paris lindi Edgar Dega, piktor francez. Konsiderohet si një nga piktorët më të mëdhenj të kohës së tij. Në fillim ishte realist, ndërsa më vonë iu afrua impresionizmit.
1846. – U luajt me rregulla të plota ndeshja e parë e bejsbollit. Kjo ndeshje u luajt në fushat Elisian të Hobokenit në Nju Xhersi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
1867. – Mbasi u braktis nga Napoleoni III i Francës, Perandori Maksimilian i Meksikës u arrestua dhe u ekzekutua nga mbështetësit e Huarezit.
1885. – Statuja e famshme e Lirisë, dhuratë e Francës, mbërriti në Nju Jork.
1886. – Shoqëria e Stambollit mundi të marrë lejen për hapjen e Shkollës Shqipe në Korçë. Më pas shkolla të tilla u hapën në Kolonjë, Pogradec, Luaras dhe Selcë. Pushtuesit u nxirrnin shumë pengesa dhe mundoheshin t’i mbyllnin, por ato vazhdonin veprimtarinë e tyre duke u mbështetur tek populli.
1906. – Lindi në Berlin Ser Ernest Boris Cein, kimist britanik. Ai u bë i njohur për punën e tij në krijimin e penicilinës dhe së bashku me Aleksander Fleming, ndanë çmimin Nobel për Mjekësi në vitin 1945.
1913. – Filloi Kryengritja e Tikveshit (ka zgjatur shtatë ditë) kundër pushtetit serb, i cili e okupoi këtë pjesë të Maqedonisë pas tërheqjes së ushtrisë turke pas Luftës së parë ballkanike. Kryengritësit maqedonas i kanë çliruar Kavadarin dhe Negotinën, si dhe pesëdhjetë fshatrat nga ky rajon.
1921. – Lindi Lui Zhurdan, i cili njihet me emrin Lui Zhendre, aktor francez i skenës dhe ekranit. Ai interpretoi në “Gigi”, “Tre monedha në një fontanë” si dhe në filmin televiziv “Drakula”.
1924. – Qeveria e Nolit shpalli programin e saj prej 20 pikash, ku i premtohej popullit reforma e parë agrare. Programi parashikonte çrrënjosjen e feudalizmit dhe ndryshimin e sistemit të taksave.
1937. – Vdiq romancieri dhe dramaturgu i famshëm skocez, Ser Xhejms Methju. Ai ishte edhe krijuesi i Piter Panit.
1942. – Gjermania njoftoi se kishte ekzekutuar gjeneralin Elias, ish- kryeministër i qeverisë kukull çeke.
1944. – Beteja e Detit të Filipineve filloi kur flota japoneze sulmoi anijet amerikane që mbronin një zbarkim në Saipan. Kjo betejë përfundoi me humbje të konsiderueshme nga deti dhe nga toka për forcat japoneze.
1947. – Lindi shkrimtari i njohur iranian, Salman Ruzhdi. Ai u bë i famshëm me librin “Vargje satanike”. Pikërisht me botimin e këtij libri u bë shkak që Irani të deklaronte “Fatvan”, duke kërkuar vdekjen e tij për blasfeminë e shkruar.
1953. – Julius dhe Etel Rozenberg u ekzekutuan në karrige elektrike, në burgun Sing-Sing të Nju Jorkut, për spiunazh në favor të Bashkimit Sovjetik. Ata ishin çifti i parë që u ekzekutuan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
1961. – Përfundoi marrëveshja e vitit 1899, sipas së cilës Britania ishte përgjegjëse për mbikqyrjen e politikës së Jashtme të Kuvajtit. Në këtë mënyrë Kuvaiti u bë një shtet plotësisht i pavarur.
1965. – Presidenti algjerian Ahmed Ben Bela u rrëzua me një grusht shteti pa gjak nga ministri i mbrojtjes Huari Bumedien.
1970. – Anija e hapësirës Sojuz-9 u ul e sigurt në Bashkimin Sovjetik, mbas një rekordi qëndrimi prej 17 ditësh në orbitën e Tokës.
1993. – Vdiq shkrimtari i famshëm britanik, fituesi i çmimit Nobel për letërsinë, Ser Uilliam Golding. Ai u bë i famshëm me romanet e tij “Zoti i mizave” dhe “Rite udhëtimi”. Vdiq në moshën 81-vjeçare.
1994. – Mishel Rokar dha dorëheqjen nga kreu i Partisë Socialiste Franceze, si rezultat i kalimit të një vote mosbesimi ndaj tij nga ana e Këshillit Kombëtar.
1997. – Uilliam Hag u bë udhëheqësi më i ri i Partisë Konservatore Britanike gjatë këtyre 200 vjetëve.
2008. – Britania zyrtarisht e ratifikoi Traktatin e Lisbonës, për shkak se Elizabeta e Dytë dha pëlqim të Ligjit me të cilin ky Traktat aprovohet. Me këtë mënyrë Britania u bë vendi i 19-të në Bashkimin Evropian e cila e ratifikoi Traktatin e Lisbonës, dhe shteti i parë i cili atë e bëri pasi që irlandezët në referendum e hodhën poshtë atë dokument.
(MIA)