Beograd, 13 qershor 2018 (MIA) – Shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrov me shpresë se marrëveshja për emri e ri të Maqedonisë do të jetë në interes të Athinës dhe të Shkupit dhe se do të përkrahet nga qytetarët e të dy vendeve, transmeton Sputnik nga Beogradi.
“Gjithmonë theksojmë se angazhohemi për gjetjen e marrëveshjes për këtë problem, pa përzierje nga jashtë, pa parashtrimin e kushteve të caktuara artificiale. Folëm se do ta përkrahim vendimin që do të jetë në interes të Greqisë dhe të Maqedonisë dhe do të ketë një përkrahje të gjerë popullore. Shpresoj se marrëveshja që dje u publikua është pikërisht e tillë”, deklaroi Llavrov në pres konferencën në Moskë me ministrin grek të Punëve të Jashtme Nikos Koxias.
Nga ana e tij, Koxias theksoi se politika e jashtme e Greqisë është aktive, demokratike dhe shumëplanëshe. Sipas tij, nën këto kushte, qeveria greke e ka zgjidhur këtë problem me qëllim që t’i japë fund kontestit shumëvjeçar rreth emrit.