Maqedonia fillon me përgatitjen e Programit të ri për reforma ekonomike 2019-2021 qëllimi i së cilës është përshpejtimi i rrugës drejt BE-së. Ky është programi i dytë që e përgatit shteti. Një pjesën e reformave tani më janë realizuar ndërsa ekziston edhe mbështetje prej BE-së dhe vullnet politik për zbatimin e reformave të nevojshme.
Kjo u theksua sot në konferencën “Programi për reforma ekonomike – element kryesor për qasjen fondamentale dhe menaxhimin ekonomik në procesin e Semestrit Evropian”.
“Ky dokument është pjesë e procesit parainkuadrues të vendit në BE dhe është në drejtim të përmirësimit të performancave të ekonomisë së Maqedonisë dhe përgatitjes së saj për tregun evropian. Përmban masa konkrete, me buxhet për implementimin e tyre dhe afate konkrete për zbatimin e tyre. Ky dokument gjithëpërfshirës bëhet në koordinim me buxhetin dhe strategjinë fiskale dhe jep bazë të mirë për përgatitjen e buxhetimit në afat të mesëm të cilin planifikojmë ta vendosim së shpejti”, tha ministri i Financave, Dragan Tevdovski.
Theksoi se Maqedonia e ka realizimin më të mirë në zbatimin e reformave të parapara me Programin 2018-2020 prej të gjitha vendeve kandidate për anëtarësim.
“Për herë të parë kemi strategji të qartë dhe kredibile për reforma në financat publike, e përgatitur së bashku me BE-në, e cila përmban planin veprues për reforma të të gjitha elementeve më të rëndësishme në sistemin për financa publike në tre vitet e ardhshme, tha ministri dhe shtoi se në mënyrë të konsiderueshme është përmirësuar transparenca, për dallim prej më parë nuk ekziston ndryshim i shpeshtë dhe i paparashikueshëm i ligjeve, ndërsa është arritur edhe progres në zbatimin e masave aktive për punësim dhe zhvillimin e arsimit dhe trajnimit profesional.
Tevdovski theksoi se Qeveria është vërtetë e përkushtuar në realizimin e programit.
Euroambasadori Samuel Zhbogar potencoi se programi është shtytës që do të mundësojë që sa më shpejtë të kalohet rruga drejt BE-së. Ai e theksoi edhe vazhdimin e mbështetjes në zbatimin e reformave.
Në fjalim, Zhbogar përmendi se krahas proceseve politike prej të cilave me padurim pritet rezultati në këto ditë, është mirë që të krijohet mundësia për t’u folur edhe për rezultatet ekonomike.
Maqedonia deri më tani ka bërë mjaft, por mbetet edhe shumë për t’u zbatuar, porositi Marzhena Kisielevska, drejtuese e Sektorit për Evropën Juglindore në OECD. (MIA)