Në debatin “Bëhet fjalë për emrin”, në organizim të Civilit, Jove Kekenovski nga FRODEM tha se çështja për emrin dhe negociatat janë rezultat i mënyrës dhe kushteve për pranim të Maqedonisë në Kombet e bashkuara.
Jemi të sigurt se nëse respektohet strategjia e jonë juridike për të cilën flasim vite me radhë, do të arrijmë ta kthejmë emrin Republika e Maqedonisë në Kombet e Bashkuara. Ndoshta do të duket e kotë që pas 25 vitesh nga pranimi në KB, të pretendojmë se pranimi ynë është joligjor. Këtë e pretendojmë kategorikisht, nga aspekti ligjor…Thjeshtë, si shtet, na u imponuan dy kushte plotësuese. Njëri është të pranojmë emër të përkohshëm, ndërsa tjetri të negociojmë me Greqinë për emrin tonë. Bëhet fjalë për dy kushte joligjore dhe kushte tjera të imponuara. Me drejtësi të tillë, gjegjësisht – padrejtësi, nuk mund të kërkoni drejtësi në shtet…Pranimi në BE është i vendosur me shkeljen e parimit të vetëpërcaktimit të identitetit ligjor nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër është vendosur statusi diskriminues i anëtarësisë, gjegjësisht, pabarazi ligjore e Maqedonisë me shtete tjera që tregon për invaliditet juridik i pranimit”, deklaroi Kekenovski, duke shpjeguar se pse Maqedonia ende negocion për emrin.
Kekenovski vlerëson se kontesti për emrin nuk do të zgjidhet shpejtë, ndërsa pyetja që duhet parashtruar është se pse paralelisht me negociatat nuk është zbatuar edhe procedurë ligjore.
Debati “Bëhet fjalë për emrin” është pjesë e ngjarjeve multimediale “Perspektiva 2.0” që do të mbahen deri më 5 qershor, pothuajse çdo ditë pune, në vende të ndryshme.
Biljana Jordanoska
Kamera: Atanas Petrovski