Përfundoi takimi midis kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, që u mbajt në margjinat e Samitit BE – Ballkani Perëndimor sot në Sofje.
Ky është takimi i dytë tet-a-tet midis dy kryeministrave, pas ripërtëritjes së negociatave për zgjidhjen e kontestit për emrin, ndërsa në të pritej dy kryeministrat të tentojnë t’i përafrojnë qëndrimet për çështjet kontestuese, njofton raportuesi i MIA-s nga Sofja.
Sipas mediave greke, Cipras do të ketë konferencë shtypi rreth orës tre sipas kohës lokale.
Takimi midis kryeministrave Zaev dhe Cipras ditëve të kaluara u paralajmëruar si kyç për procesin e zgjidhjes së kontestit për emrin. Deklaratat e fundit edhe nga pala e Maqedonisë edhe nga ajo greke, megjithatë, janë të rezervuara se pikërisht ky takim do të kurorëzohet me marrëveshje përfundimtare për emrin.