Seanca e sotme për rastin “TNT” nuk u mbajt për shkak të mospranisë së të akuzuarës Marika Zafirovska, e cila është në pushim mjekësor pas lëndimeve që i ka marrë më 1 maj kur ishte sulmuar në shtëpizën e uikendit në Katllanovë.
Seanca e re për rastin “TNT” është caktuar për më 11 qershor.
Në sallën gjyqësore ishin të pranishëm të akuzuarit Mile Janakieski, Nikolla Gruevski dhe TOni Trajkovski.
Gjykata supreme, duke vepruar me kërkesë të mbrojtjes në lëndën e Prokurorisë speciale publike “TNT” për përjashtim të u.d. kryetare e Gjykatës së Apelit – Shkup, Lidia Dimçevska dhe zëvendësit të saj, më 16 prill, solli vendim me të cilin kërkesa për përjashtim refuzohet si e pabazë.
Siç kumtoi Gjykata themelore Shkup 1, në bazë të këtij vendimi, ndërkaq duke vepruar me kërkesë të mbrojtjes në lëndën “TNT” për përjashtim të kryetarit të Gjykatës themelore Shkup 1 Ivan Xholev dhe zëvendësit të tij, Gjykata e Apelit – Shkup më 20 prill 2018 solli vendim me të cilin kërkesa e mbrojtjes refuzohet si e pabazë.
pas kompetencës së marrë për veprim, kryetari i Gyjkatës themelore Shkup 1, duke vepruar sipas kërkesës së mbrojtjes për përjashtim të këshillit gjyqësor i cili vepron në lëndën “TNT” më 23 prill solli vendim me të cilin përjashtimi refuzohet si i pabazë. (MIA)