Seanca në Gjykatën Supreme në Athinë, pas ankesës së parashtruar për ekstradimin e Goran Grujevskit dhe Nikolla Boshkovskit pritet të vazhdojë nesër, pasi më 9 mars, u ndërpre për shkak të çështjeve juridike.
Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Athina, seanca gjyqësore muajin e kaluar u mbajt pas dyerve të mbyllura, në kërkesë të ekipit të dy avokatëve grekë të Grujevskit dhe Boshkovskit. Një kërkesë e tillë deri tek këshilli gjashtë anëtarësh të gjykatësve dhe prokurorit, avokatët e justifikuan me atë se bëhet fjalë për ndjekje politike dhe akuzohen për krim politik (diçka që ata si mbrojtje nuk pajtohen) sqaruan se në deklaratën që do ta japin ka çështje të cilat janë të besueshme, të cilat nuk janë për opinionin, duke e pasur parasysh atë se seancat nuk janë publike dhe askush nuk e di se kush gjendet në sallën gjyqësore. Siguria e kolegëve të tyre ishte edhe një prej argumenteve të avokatëve.
Elaboruan se deklaratat që do t’i japin kanë të bëjnë me rastin politik, me përgjigjet për të cilat ka pasur kthesë politike dhe ndryshim të pushtetit.
Si argument shtesë, njëri prej avokatëve theksoi se në sallën gjyqësore ka edhe gazetarë, të cilët dëshirojnë të njoftojnë çka kanë thënë Grujevski dhe Boshkovski në deklaratë. Për rastin konkret deri më tani, nuk ka pasur asnjë interes në mediat greke dhe gazetari i vetëm në sallën gjyqësore, ishte korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Seancat e tilla sipas rregullave janë publike, ndërsa vetëm në disa raste bëhet përjashtim dhe mbahen pas dyerve të mbyllura.
Pas përfundimit të seancës, me sigurim policor, Grujevski dhe Boshkovski u kthyen sërish në burgun e Athinës “Koridalos”.
Nesër, do të jetë seanca e katër në Gjykatën Supreme në Athinë. Përveç seancës së fundit që u ndërpre, dy seancat e para u shtynë. Njëra për shkak se nuk kishte përkthyes, tjetra për shkak të mungesës së njërit prej dy avokatëve.
Për Grujevskin dhe Boshkovskin në Greqi, siç njoftoi MIA, zhvillohen tre procese të veçanta të cilat nuk ndërlidhen me njëri-tjetrin.
Njëri proces është për falsifikimin e pasaportave, me të cilat janë kapur në aeroportin e Selanikut, gjykimi pas tre shtyrjeve do të mbahet më 17 maj të këtij viti.
Rasti tjetër është për kërkesën e parashtruar për azil më 29 nëntor të vitit të kaluar. Marrja në pyetje para komisionit për azil në Selanik u caktua për më 15 shkurt, por ishte shtyrë, për shkak se ata veç më ishin në Athinë.
Rasti i tretë është për kërkesën e Maqedonisë për ekstradim, për të cilin Këshilli i Gjykatësve në Selanik, më 5 janar vendosi që Nikolla Boshkovski dhe Goran Grujevskit të ekstradohen në Maqedoni dhe menjëherë më pas avokatët e tyre parashtruan ankesë kundër vendimit të gjykatës, që rastin ta shqyrtojë Gjykata Supreme në Athinë.