Fokusi është në zgjidhjen e emrit, e jo të afateve. Tani është momenti i duhur për të gjetur një zgjidhje. Ne po hyjmë në thelb, në hollësitë më delikate ku duhet të jemi krijues për të mbrojtur të dyja palët, tha sot kryeministri Zoran Zaev.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas konferencës për shtyp në qeveri, kryeministri Zaev shprehu besimin se nëse bisedimet vazhdojnë me frymë pozitive, do të gjendet zgjidhje.
“Tani mendoj se është momenti i duhur për të gjetur një zgjidhje ku të gjithë pjesëmarrësit në shtet do të qëndrojnë prapa diçkaje që është në përputhje me ruajtjen e dinjitetit tonë dhe identitetit tonë, ndërsa duke u kujdesur edhe për dinjitetin e palës greke, tha Zaev, duke shtuar se është shumë e rëndësishme për Maqedoninë që procesi të zgjidhet para së gjithash për marrjen e datës për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian.
Lidhur me Samitin e NATO-s, kryeministri theksoi se Maqedonia ka një ftesë automatikisht të kushtëzuar për anëtarësim në Aleancë dhe nëse gjendet një zgjidhje për emrin, do të fillojë procesi i ratifikimit të marrëveshjes së plotë të anëtarësimit.
“Kemi një ftesë automatikisht të kushtëzuar. Ne nuk kemi nevojë për Samitin e NATO-s për cilindo që të vendosë për ftesën për Maqedoninë. Pra, nëse shpallim një vendim më 7 maj dhe më 8 maj, qeveria greke i dërgon një letër Sekretarit të Përgjithshëm Stoltenberg, fillon procesi i ratifikimit të marrëveshjes për anëtarësimin e plotë të Maqedonisë në NATO. Prandaj, më i madh është fokusi i zgjidhjes se sa afatet”, tha Zaev.
Ai shpreson se do të zhvillojë një takim me kryeministrin grek Alexis Cipras, në të cilin, siç tha, do të thotë se mbeten edhe rreth 10 për qind për t’u zgjidhur.
“Ministrat janë ata që hyjnë në të gjitha detajet dhe nëse ata vijnë deri tek kjo mundësi, ne me siguri do të ulemi. Unë besoj se çdo takim është i dobishëm dhe të gjitha mund të jenë një hap drejt zgjidhjes përfundimtare. Është shumë e rëndësishme që të dyja palët të gjejmë mirëkuptim”, tha kryeministri Zaev.
Burimi: MIA
Përmbajtjet që i merr Civili nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.