Ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias nesër në Ohër do të mbajnë takim të ri. Nga Ministria e Punëve të Jashtme bëjnë të ditur se vizita e ministrit Kosias është në kuadër të dialogut të vazhdueshëm mes dy ministrave, në kontest të përpjekjeve për tejkalimin e dallimeve rreth emrit, si dhe përparimin e përgjithshëm të marrëdhënieve mes dy shteteve.
Koxias, siç raportojnë mediat greke, duhet të arrijë në Ohër vonë pasdite. Shefat e e diplomacive të Maqedonisë dhe Greqisë do të kenë takim pune sonte, ndërsa vizita zyrtare do të jetë nesër.
Në vigjilje të vizitës, kryeministri Zoran Zaev në intervistën javore për MIA-n edhe një herë me optimizëm përsëriti se bisedimet janë në drejtimin e duhur dhe se ky proces po afrohet deri në momentin kur duhet të pasojë takim mes atij dhe Ciprasit.
“Kjo do të thotë se përparimi në bisedimet ka arritur deri në atë nivel që të kalojë edhe në nivel të kryeministrave të shteteve. Nëse dëgjojnë qytetarët se po caktohet takim mes Zaevit dhe Ciprasit, kjo nënkupton konfirmim praktik se bisedimet janë në drejtimin e duhur dhe se është e mundur që të arrihet zgjidhje. Unë besoj se kjo është e mundur, unë besoj se është mirë për Maqedoninë të ndodhë sa më shpejtë që është e mundur për shkak të asaj se kjo për neve paraqet garanci e plotë për marrjen e datës për fillim të bisedimeve për anëtarësim në BE, por edhe ftesë automatike për anëtarësim në NATO”, thotë Zaev.
Në lidhje me takimin në Ohër pritet të arrihet progres shtesë, pas bisedimeve të dy ministrave në Vjenë.
“Besoj se përkushtimi i deritanishëm në procesin, hapat të cilat janë treguar, mundësojnë lëvizje. Dhe po lëvizim. Ka lëvizje pozitive nga Vjena, për të cilën besoj se do të rrumbullakohet në mënyrë shtesë më 11 dhe 12 në takimin e ardhshëm mes ministrave. Në fund të prillit, ose, ndoshta, në fillim të majit, është e mundur të kemi takim në nivel të kryeministrave. Kjo gjithsesi varet nga të dy palët. Por duhet ta dinë qytetarët, është e rëndësishme çështja, shumë e rëndësishme, por jo me çdo kusht”, thekson kryeministri Zaev.
Pas takimit Dimitrov-Koxias në Ohër, është i mundur takim i ri i kreut shtetëror-politik për ermin. Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski pret që ai të mbahet fundjavën e ardhshme.
Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Koxijas në intervistë për gazetën gjermane “Shpigel” deklaroi se dallimet me Shkupin duhet të zgjidhen me guxim.
“Dallimet me Shkupin janë probleme me karakter historik, me identitet, me trashëgimi dhe kulturë. Këto çështje janë të ndjeshme. Por, mund të zgjidhen me guxim, siç po bëjmë tani. Derisa, megjithatë, me Turqinë kemi probleme me pretendime gjeostrategjike dhe gjeopolitike”, thotë shefi i diplomacisë greke në intervistë për gazetën gjermane.
Takimi i Ohrit realizohet një javë para se KE-ja ta kumtojë Raportin për përparimin e Maqedonisë, në të cilin Qeveria pret të marrë rekomandim të pakushtëzuar për fillim të bisedimeve.
Raundi i fundit i bisedimeve për kontestin me emrin u mbajt më 30 mars në MPJ-në austriake në Vjenë ku shefat e diplomacive të dy shteteve Dimitrov dhe Koxias mbajtën takim me ndërmjetësuesin Metju Nimic. Pas takimit Dimitrov deklaroi se ka përparim të kushtëzuar në bisedimet, sepse si ecim përpara, vijmë deri në çështje më të rënda.
Ndërmjetësuesi Nimic gjithashtu vlerësoi se ka përparim pozitiv në bisedimet, por, se, megjithatë ngelin çështje të rëndësishme që duhet të tejkalohen. Sipas tij, ky ishte takim produktiv, që e bën të jetë optimist për të ardhmen.
Takimi i parë në nivel ministrash pas ripërtëritjes së bisedimeve për tejkalimin e kontestit për emrin Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias e kishin më 13 shkurt në Vjenë ku në zyrën e KB-së u takuan me ndërmjetësuesin dhe të dërguarin personal të sekretarit të përgjithshëm të Organizatës Botërore, Metju Nimic. Për këtë u morën vesh kryeministrat Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras në takimin e tyre në Davos në janar të këtij viti.
Burimi: MIA