Themeluesi i Fejsbukut Mark Zakerberg sot dhe nesër do të dëshmojë personalisht në Kongres, për herë të parë pas skandalit me keqpërdorim të të dhënave nga “Kembrixh analitika”, të shfrytëzuara për fushatë politike në interes të presidentit Donalld Tamp. Ndërkohë, që t’i kënaq rregullatorët, rrjeti social mbrëmë dërgoi njoftim deri te dhjetëra milionë shfrytëzues, të dhënat personale të të cilëve ishin “korrur” në mënyrë të paligjshme.
Zakerberg po përballet me sfidën më të madhe në karrierën e tij, e cila mund këtë javë edhe të përfundojë nëse deklaratat e tij për rolin e propagandës ruse në SHBA dhe shkeljen e privatësisë, të cilat u zhvilluan pa ndërprerje në internet platformën e tij me vite, nuk janë bindëse për ligjvënësit.
Në koment për mediat amerikane, Zakerberg, i cili rrallë jep deklarata, tregoi se si themelues, ai është më përgjegjësi për krizën me mbrojtjen e privatësisë në SHBA.
“Kam bërë gabim të madh me lëshimin që të shoh se rrjeti social bart përgjegjësi të madhe mbarë botën”, tha ai.
Rreth 87 milionë shfrytëzues mbrëmë morën njoftim se informacione nga profilet e tyre janë shfrytëzuar në mënyrë joligjore nga ana e “Kembrixh analitikës”, firmë britanike për analizë të të dhënave, në qëllime politike gjatë kohës së zgjedhjeve presidenciale në SHBA në vitin 2016.
Rrjeti social para shtatë viteve nënshkroi marrëveshje me Komisionin amerikan për tregti, për mosshpërndarje të të dhënave personale të shfrytëzuesve pa lejen e tyre.
Prej atëherë ishte e qartë se në kohën e digjitalizimit të privatësisë së shfrytëzuesve përmes aktiviteteve të tyre në rrjetet sociale, ky premtim ishte pamundur të mbahet.
Dhe derisa Fejsbuku po ballafaqohet me krizë të madhe të mosbesimit dhe zvogëlim të vlerës së kompanisë, ligjvënësit në Uashington po përgatisin pako të ligjeve, të ngjashme me ato të shumë vendeve anëtare të BE-së, të cilat garantojnë mbrojtje të të dhënave personale të shfrytëzuesve të Internetit në SHBA.
Burimi: MIA