Aviokompania “Lufthansa” anuloi më shumë se 800 fluturime nga aeroportet gjermane për shkak të grevës.
Sindikata gjermane kumtoi dje se anëtarët e saj sot do të organizojnë grevë në aeroportin më të madh gjerman në Frankfurt.
Greva do të organizohet edhe në aeroportin e Munihut.
Grevë do të mbajnë edhe shërbimet e servisit, kopshtet dhe të punësuarit në administratën lokale.
Sindikatat kërkojnë rritje të pagave për gjashtë për qind ose të paktën 200 euro për 2,3 milionë të punësuar në sektorin publik.
Burimi: MIA