Niveli i liqenit të Ohrit edhe më tej është 26 centimetra mbi nivelin e lejuar maksimal të ujit, ndërsa në liqenin e Dojranit tre centimetra nën nivelin maksimal të ujit, informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).
Krahasuar me mesataren e prillit, është rritur niveli i ujit të Vardarit në Jegunovcë, Zajçev Rid – Shkup, Veles dhe Demir Kapi si dhe i Treskës në Makedonski Brod, Pçinja në Banjat e Katllanovës, Strumicë në Sushevë dhe Steska afër Botunit.
Nën mesataren janë nivelet e ujit të Kriva Rekës afër Kriva Pallankës, Bregallnicës afër Berovës dhe Cërna Rekës në Novaci.
Burimi: MIA