Fondi për inovacione dhe zhvillim teknologjik dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale sot para ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, start-ap bashkësisë dhe organizatave qytetare e promovuan thirrjen publike “#RacionPërTëGjithë” për ndarjen e mjeteve financiare dhe krijimin e zgjidhjes së përmbajtur dhe sistematike inovative për sigurimin e ushqimit për personat ose familjet me nevojë reale për përkrahje të bashkësisë.
“Racion për të gjithë është sfidë me të cilën këmbëngulim të sigurojmë zgjidhje reale për racion nga tepricat e tregut për të gjithë ata të cilët kanë nevojë për përkrahje të tillë, e të tillë në vendin tonë janë shumë”, tha drejtori i Fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik Jovan Despotovski.
Zgjidhja, tha ai, duhet t’i integrojë në vete edhe kompanitë e mëdha prodhuese, marketet, faktikisht të gjithë të cilët kanë teprica të tregut që realisht përfundojnë në deponi, ndërsa, siç potencon, ne duam të përfundojnë te ata të cilëve u nevojiten.
“Sot biseduam me ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, organizatat qytetare, start-ap kompanitë, të mendojnë model që mund të japë efekt për distribuim të shpejtë të ushqimit të tepërt deri te shfrytëzuesit përfundimtar. Për dikë ky ushqim konsiderohet mbeturinë, për dikë do të mundësojë rritje të vlerave nutritive të racioneve, sepse për momentin nuk mund të lejohet ushqim më cilësor”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska.
Ajo tha se për momentin funksionojnë kuzhinat popullore, por potencon, ato nuk i japin efektet e dëshiruara, shtrenjtë paguhen dhe kanë përqindje të madhe të mosshfrytëzimit.
Thirrja ishte publikuar më 23 mars. Të gjitha ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, si dhe organizatat qytetare mund të paraqiten në thirrjen publike të Fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale “#RacionPërTëGjithë”, të cilët me mjete financiare do të ndihmojnë të realizohet zgjidhja më inovative për sigurimin e ushqimit për qytetarët e varfër, të ofruar në thirrje.
Thirrja publike është e hapur deri më 21 maj. Ajo ka të bëjë me të gjitha ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme dhe organizatat qytetare që punojnë në fushën e sipërmarrësisë sociale, ose kanë për qëllim veprimtarinë e tyre ta zgjerojnë në këtë fushë.
Buxheti i tërësishëm për këtë thirrje është dy milionë denarë. Do të financohen 90 për qind nga vlera e projektit, ndërsa 10 për qind do të duhet të mbulojë vetë aplikuesi.
Burimi: MIA