Prokuroria Publike gjermane sot njoftoi se ka kërkuar nga gjykata që të lejojë ekstradim të ish-presidentit të Qeverisë rajonale katalonase, Karles Puxhdemon në Spanjë, ku është akuzuar për nxitje të kryengritjes.
“Zyra e të prokurorit të Shlezvig-Hollshtajn pas kontrolleve intensive të urdhëresës evropiane për arrestim të Puxhdemonit që e lëshon Spanja, dorëzoi kërkesë për ekstradim deri te gjykata rajonale”, thuhet në kumtesë.
Prokuroria vlerësoi se kërkesa e Spanjës për ekstradim nën akuzë për kryengritje është e arsyeshme, për shkak se ka mundur të pritet se organizimi i referendumit kundër-kushtetues për pavarësi të Katalonjës, do të sjellë deri në përleshje të dhunshme.
Autoritetet spanjolle krahas për kryengritje, Puxhdemonin e akuzojnë edhe për nxitje të kryengritjes, për shkak të shpalljes së pavarësisë së Katalonjës, si dhe për keqpërdorim të mjeteve publike për organizim të referendumit për ndarje të rajonit nga Spanja.
Puxhdemon është arrestuar në Gjermani më 25 mars, ndërsa kthehej nga Finlanda në Belgjikë, dhe prej atëherë ndodhet në paraburgim në Nojminster.
Pritet që gjykata në Shlezvig-Holshtajn për disa ditë të prononcohet për kërkesën e Prokurorisë për ekstradim të Puxhdemonit.
Avokatët e Puxhdemonit paraprakisht kërkuar nga autoritetet gjermane “që të mos përzihen në këtë rast”, me arsyetim se i gjithë rasti ka “dimension politik”.
Puxhdemon fundjavën e kaluar në takim me dy deputetë në Parlamentin gjerman, të cilët e vizituan në paraburgim, deklaroi se nuk është kriminel dhe se lufta për pavarësi të Katalonjës bazohet në demokraci dhe jo-dhunë.
“Ne nuk jemi kriminelë. dy herë fituam në zgjedhje”, ka deklaruar Puxhdemon.
Puxhdemon ka theksuar se vepra kriminele kryengritje, për të cilën e akuzojnë autoritetet spanjolle, nënkupton përdorim të forcës. “Nuk kishte dhunë, do të thotë nuk ka as kryengritje”, ka deklaruar Puxhdemon në takim.
Burimi: MIA