“Kisha dashur t’u paraqes një pasqyrë tjetër e cila me siguri ka të bëjë me lirinë e qytetarëve, por është e lidhur me teknologjinë. Dëshiroj t’u tregoj për një marrëdhënie të qytetarëve ndaj teknologjisë e cila ndryshohet në mënyrë aq radikale në vitet e fundit, dhe do të ndryshojë edhe në të ardhmen, sa që duhet të mendojmë edhe në atë aspekt të lirisë së qytetarëve në kuptim të teknologjisë”, theksoi Vanço Ordanoski në konferencën e Civilit “Karta qytetare – kornizë globale për pjesëmarrje qytetare”.
“Sot jemi dëshmitarë të përparimit të madh të inteligjencës artificiale, të kompjuterëve autonomë, disa makinave të cilat veç më bëhen me vetëdije ose gjysmë -vetëdije dhe mund të ndikojnë në lirinë e qytetarëve. Në të ardhmen do të duhet t’i trajtojmë këto. Ne nuk jemi të vetëdijshëm sa jemi afër teknologjisë dhe deri te ndikimi i saj mbi jetët tona”, thotë Ordanoski.
Ai shtoi se është çështje e ditës kur ndonjë analitikë e re Cambridge do të paraqitet në Maqedoni, dhe do të tentojë të ndikojë mbi disa zgjidhje të reja ose vendime të rëndësishme shoqërore.
Maja Ivanovska
Kamera: Atanas Petrovski
Montazhi: Ermin Klimenta
Fotografia: Biljana Jordanovska
Përpunimi i tekstit: Dijana Tahiri
“Karta Qytetare – Çfarë ka për mua këtu?” është pilot projekt përmes të cilit Civili do të vazhdojë me promovimin e Kartës Qytetare në një mënyrë të ndryshme. Qëllimi i këtij projekti është që palët e prekura në shoqërinë qytetare, pushtetit lokal dhe qendror, mediat, biznes komunitetet dhe partitë politike të njihen me Kartën Qytetare dhe të diskutojnë për miratimin dhe shfrytëzimin e këtij dokumenti, si dhe mundësitë për bashkëpunim dhe partneritet.
Projekti “Karta Qytetare – Çfarë ka për mua këtu?” është i mbështetur nga Qendra Ndërkombëtare për shoqëri qytetare.