Mishi i importuar në dy vitet e kaluara nga Brazili dhe Kanadaja për të cilin, siç bënë të ditur disa media, nuk është paguar doganë, ka qenë i shëndetshëm dhe i sigurt për përdorim, konfirmoi sot drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari Zoran Atanasov.
Bëhet fjalë për 1.200 tonë mishi të ngrirë të mishit të derrit dhe viçit të cilin e ka importuar firma shkupjane “Intenacional fud bazar”.
“Importi është realizuar në dy vitet e kaluara. Dërgesat e mishit janë kontrolluar në pikat kufitare. Dokumentet, vërtetimet shëndetësore dhe analizat treguan se mishi është i mirë dhe i sigurt për përdorim. Bëhet fjalë vetëm për keqpërdorim financiar kundrejt doganës”, tha Atanasov, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas hapjes së konferencës “Një shëndet”.
Burimi: MIA
Përmbajtjet që i merr Civili nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.