Kategoritë

KARTA QYTETARE Mbështetje e madhe për Kartën Qytetare në Kumanovë

Aktivitetet në terren që Civili dje i zbatoi në Kumanovë, ishin pjesë e pilot projektit “Karta qytetare – çfarë ka për mua këtu?”.

Civili organizoi edhe punëtori për hapjen e mundësive për bashkëpunimin mes sektorëve dhe partneriteteve mes shoqërisë qytetare, pushtetit lokal dhe qendror, mediave, biznes komuniteteve dhe partive politike në sferën e pjesëmarrjes qytetare në proceset e vendimmarrjes në nivel lokal dhe nacional.

Edhe kryetari i komunës Kumanovë, Maksim Dimitrievski, e dha mbështetjen e tij për Kartën Qytetare. Ai në fillim të punëtorisë shprehi kënaqësinë që Komuna Kumanovë ka fituar mundësinë ta presë iniciativën qytetare e cila me aktivitetet e veta mund të kontribuojë për komunikim më të mirë, por edhe për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve në nivel lokal dhe nacional.

“Qytetarët e komunës Kumanovë janë qytetarë mendjelirë dhe fryma e Kumanovës lëviz në atë drejtim. Me kënaqësi e nënshkruaj Kartën Qytetare në emër të qytetarëve të komunës sime. Shpresoj që ajo do të rezultojë me dhënien e mundësive më të mëdha për qytetarët. Ne, si Komuna e Kumanovës, nga qytetarët tonë dëshirojmë të prodhojmë aktivistë për të drejta më të mëdha dhe për shoqëri bashkëkohore. Në pjesën e angazhimeve të përbashkëta, t’i ndjejmë si tonat dhe të luftojmë për arritjen e qëllimeve të larta në të gjitha segmentet e jetesës shoqërore”, tha Dimitrievski, para se të nënshkruhet për mbështetjen e Kartës Qytetare.

Në komunikim të drejtpërdrejtë me qytetaret dhe qytetarët përmes info stendës dhe anketës, u promovua karta Qytetare dhe kërkesa e saj për respektimin e lirisë dhe bashkimit të lirë dhe krijimi i kushteve për pjesëmarrje qytetare dhe ndikim mbi politikat publike dhe marrjen e vendimeve politie në nivel lokal dhe nacional.

Karta Qytetare gjithashtu do të promovohet edhe përmes info stendave informative dhe anketave me qytetaret dhe qytetarët edhe në Shkup. Civili e ka përkthyer këtë dokument në shumicën e gjuhëve që fliten në Republikën e Maqedonisë dhe i ka dorëzuar deri te të gjitha organizatat ndërkombëtare të cilat e udhëheqin këtë iniciativë globale. Një pjesë nga këto materiale disagjuhëshe të Civilit veç më janë botuar në më tepër ueb faqe nëpër botë.

Projekti është i mbështetur nga Qendra ndërkombëtare për shoqëri qytetare.