Dukshmëri e zvogëluar prej 50 deri në 100 metra për shkak të mjegullës ka në vendkalimin malor Pletvar, informojnë nga NP Rrugët e Maqedonisë.
Borë e dobët bie në Ohër, Strugë dhe Resnjë dhe në vendkalimet malore Bukovë dhe Gjavatë.
Ndalesat për komunikacion për automjetet e rënda transportuese në drejtimet rrugore Mavrovë-Dibër dhe Gostivar-Kërçovë përmes vendkalimit malor Strazhë ende janë në fuqi.
Në disa drejtime rrugore të cilat kalojnë nëpër grykat malore është e mundur paraqitje e shembjeve më të vogla.
Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, vende-vende me mbetje të borës në rrugë pas intervenimit të shërbimeve kujdestare të NP Rrugët e Maqedonisë.
Burimi: MIA
Përmbajtjet që i merr Civili nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.