Bashkëpunimi midis kompanive të huaja dhe furnizuesve lokalë do të përmirësohet përmes projektit që do ta realizojnë Këshilli i investuesve të huaj dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë, me Fakultetin Mekanik pranë Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup.
Për mundësitë për rritje të bashkëpunimit sot Këshilli i investuesve të huaj organizon tryezë të rrumbullakët në Odën Ekonomike të Maqedonisë.
Me projektin dyvjeçar do të përmirësohet puna e disa kompanive lokale që të rriten konkurrenca dhe kapacitetet për bashkëpunim më të mirë me investuesit e huaj në shtet, që ata të jenë të përfshirë në sistemin e furnizimit.
Projekti është financuar nga fonde të Bashkimit Evropian në kuadër të Instrumentit për ndihmë parainkuadruese (IPA) dhe realizohet në partneritet me Universitetin e Vjenës për teknologji – Instituti për menaxhment në shkencë, me mbështetje të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.
Në tryezën e rrumbullakët është paralajmëruar fjalim i zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike Koço Angjushev, kryetarit të Këshillit të investuesve të huaj Shtefan Peter, dekanit të Fakultetit Mekanik Shkup prof. dr. Darko Danev, si dhe prof.dr. Robert Minovski, partner udhëheqës dhe profesor në Fakultetin e Mekanik.
Burimi: MIA
Përmbajtjet që i merr Civili nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.