Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup, ambasadori Samuel Zhbogar sot do ta vizitojë Dibrën si pjesë e fushatës “BE-ja për ty”.
Fushata ka për qëllim rritjen e vetëdijes dhe të informohet opinioni për ndihmën e BE-së për vendin.
Në Dibër, ambasadori do ta vizitojë Qendrën për Punës Sociale, rrugën e sapondërtuar deri në Banjishte dhe shtegun për këmbësorë përgjatë liqenit të Dibrës, për të cilët u mor ndihmë nga Bashkimi Evropian, kumtoi Zyra e BE-së në Shkup.
Dibra është një prej 18-të komunave në mbarë vendin të cilët marrin mjete nga BE-ja për adaptim dhe modernizim të qendrave për punë sociale. Qëllimi kryesor i këtij projekti ishte të përmirësohen kushtet e punës dhe cilësia e shërbimeve për qytetarët.
Burimi: MIA
Përmbajtjet që i merr Civili nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.