Prokurorja speciale publike Katica Janeva, pret nga prokurori i ri publik bashkëpunim më të mirë në nivelin profesional duke respektuar personalitetin dhe integritetin e saj.
– Bashkëpunimi me prokurorin publik duhet të jetë në nivel profesional. Të respektoj personalitetin dhe integritetin tim, e jo të jetë tendencioz dhe joprofesional. Këtë e përjetova dhe shpresoj që nga prokurori publik i ardhshëm nuk do ta përjetoj përsëri, tha Janeva në një debat në temën “A e ndjekim Pribe: Çfarë prokurorie i nevojitet Maqedonisë në rrugëtimin drejt BE?”.
Ajo gjithashtu kërkon bashkëpunim më të madh edhe me kolegët nga prokuroria publike, të cilët i kritikon pasi që gjatë dy viteve të fundit, siç potencoi, në mënyrë jo kolegjiale janë sjellë ndaj PSP dhe nuk janë munduar në asnjë formë ose veprim të përmirësojnë bashkëpunimin me prokurorinë publike.
Sipas saj, PSP duhet të vazhdoj të punoj – Të jetë e ndërlidhur me PPRM në nivel sikurse është prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion. Në atë pjesë të bëhet implementimi ose në mënyre autonome të veproj në luftën kundër korrupsionit të lartë, ku nga bombat e publikuara nga opozita dukshëm shihet që ekziston korrupsioni, dhe po të njëjtat janë dëshmi në lëndët para Gjyqit Penal, tha Janeva duke shtuar se kjo duhet të jetë objekt për t’u debatuar.
[divide]
Burim: META
Përmbajtjet të cilat CIVIL i merr nga burime të tjera nuk nënshtrohen në licencën Creative Commons 1.0, përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.