Shkruan: Sasho Ordanoski
E shikoj Petre Shilegovin në dy javët e fundit në disa adresime publike: kryetar i kryeqytetit është qe një muaj, ndërsa nga ai pritet të gjitha problemet e shtresuara në kryeqytet të janë të zgjedhura! Dhe nuk ka këtu çfarë të na arsyetohesh se ka mezi disa javë që ke hyrë në kabinet dhe se mban sistem dhe “bën analiza” (!) – zgjidhje, zgjidhje, zgjidhje, TANI, MENJËHERË DJE DHE TASH!
Disi më duket, ndaj Shilegovit sikur ekziston një sasi e veçantë e nervozitetit, po edhe të padurimit në publik. Për këtë ndoshta ka disa arsye…
Nga njëra anë, ai kultivon një stil “avokat” konfrontues politik, sikur gjendet në gjyq në diskutim “nen pas nenit” me anën e akuzuar, luftëtare, por shpesh edhe me spekulime të dobëta dhe batuta të lira, kohë pas kohe me fjalor kafeneje, si Branko Cërvenkovski në moshën e tij më të re. Ka diçka edhe në biografinë e tij politike: mund të jetë deputet, president ose sekretar i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, nuk ka problem, vetëm nëse thotë partia. Dhe asnjëherë me përgjigje “nuk e di”, madje edhe nëse i ngjan të thotë, që t’u shmangen blla-blla-blla komentet.
Kuptohet, njerëzit nuk i duan ata që dinë çdo gjë. ( Përveç kështu si ne, “kolumnistë”!)
Nga ana tjetër, është e drejtë të thotë se qytetarët e kryeqytetit – e si pasojë, edhe gazetarët “ përkatës” – e përjetojnë Shilegovin si qëllim legjitim për defrustrimin e tyre, sepse pakënaqësitë e shtresuara ekologjike-ndërtimore-transporti-pallogarie-estetike-kulturore-politike nga sundimi brigadier i Koces dhe shoqërisë së tij urbane -mafioze. Tani Shilegovi për shumicën është si ndonjë thes boksi dhe kanaqe për shqelmim në tatëpjetën e stiropor-urbanizimit shumëvjeçar shkupjan.
Dhe pastaj, natyrisht: ajri i ndotur në Shkup! Ne, Shkupjanët kënaqemi duke i maltretuar kryetarët tonë për cilësinë katastrofale të ajrit që e frymojmë, mirëpo vazhdojmë të pimë duhan, të vozisim dizele me datë prodhimi nga shekulli i kaluar, të djegim goma, vajra të zeza dhe plastikë për ngrohje, të insistojmë të makinë të vijmë deri te shkallët dhe dera nga e cila duhet të hyjmë, madje edhe të parkohemi në korridorin e ndërtesës duke kaluar mbi gjelbërimin para saj…Ndërsa në ndërtesë të komentojmë se “jashtë nuk merret frymë”!
Për këtë arsye edhe mendoj se, që të “mbijetojë”, Shilegovit i duhen zgjidhje radikale në më tepër fusha nga jeta e qytetit – për pak do të filloja me numërimin dhe shpjegime, të “shes mend” se çfarë dhe si do të mundej të bëhej, edhe pse kryetari, jam i sigurt, rreth vetes ka mjaftë njerëz me atë lloj të imagjinatës profesionale dhe urbane. Disa nga ato zgjidhje janë të lira dhe të shpejta, tjerat kërkojnë investime milionëshe në më tepër vite të ardhshme. Mirëpo, mendoj se qytetarët e Shkupit janë të gatshëm të pranojnë edhe rrezikun për komoditetin individual dhe huazime të reja, vetëm e vetëm të shohin se diçka me të vërtetë po ndryshon.
Për çfarë mendoj? Për shembull, nuk di për ndërtim të metrosë ose ndonjë transport tjetër me shina në asnjë qytet tjetër në botë (ndërsa ka shumë si Shkupi, që nuk i kanë të zgjidhura si duhet rrjetet e kanalizimit!) që nuk e ka sjellë buxhetin e qytetit deri në falimentim – projektet e tilla në parim nuk janë as të pagueshme dhe edhe më pak të këndshme nga aspekti i komunikacionit për gjeneratën që i ndërton! Mirëpo, falimentimet dhe rrëmuja e trafikut harrohen për pesë-dhjetë vite, ndërsa metrotë 9 mirë de, edhe kthimi i borxheve) mbeten në 100 vitet e ardhshme, mirëpo, në historinë e këtyre qyteteve ndahet në para dhe pas realizimit të ndonjë projekti të tillë.
Pra, kur shkupjanet si dhentë me vite pajtoheshin me harxhimet e pakuptimta me miliarda të “Shkupi 2014”, besoj se shumica do të pajtohen që miliarda e ardhshme të shpenzohet në projekte inovative të cilat ka kohë që i nevojiten qytetit.
Për këtë arsye edhe duhet ta inkurajojmë kryetarin tonë : Hajde Petre, noto me guxim, sepse të reshurat dhe mesatarja po na mbysin, uji na ka ardhur deri në hundë!