Kjo është një organizatë ndryshe, pa kompromise dhe këmbëngulëse, çdo herë bashkë me qytetaret dhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Organizatë e zëshme e cila asnjëherë nuk tërhiqet par presioneve dhe kërcënimeve. Dhe derisa shumica kanë ngecur në burokraci dhe në rrjetet dhe labirintet partiake, kjo organizatë ka dëshmuar se liria dhe demokracia fitohen për çdo ditë dhe pavarur, me punë të përkushtuar, të sinqertë dhe të palodhshme.
Angazhimet për demokraci, drejtësi, liri dhe barazi, për të drejtat dhe liritë e njeriut – nuk janë parulla të kota dhe fjalë kyçe në projektet që sjellin para. Të drejtat dhe liritë e njeriut janë përcaktim i vërtetë jetësor dhe moral, dhe synim për njerëzit që punojnë në këtë organizatë.
Pa kërkim për shpërblime, medalje dhe mirënjohje – njerëzit e kësaj organizate çdo ditë janë në rrugët e qyteteve dhe fshatrave të Maqedonisë, çdo ditë janë prezentë në opinion përmes raporteve të tyre për të drejtat e njeriut, për jetën e vërtetë, për fatet e mijëra njerëzve.
Nuk ka shumica dhe konstrukte artificiale në këtë organizatë. Individë të fortë dhe të pavarur të cilët së bashku krijojnë ylber të diversiteteve, etnike, fetare, gjinore,sociale…Siç është Maqedonia. Në një vend, të mbledhur të gjithë që dëshirojnë të bëjnë diçka për shoqërinë më parë se për veten. Njerëz të cilëve shpesh duhet tu jepet vërejtje se mjaftë e kanë me punë, se nuk guxojnë të lodhen aq tepër, çdo ditë, madje edhe për festa dhe fundjavë.
Po, kjo është CIVIL – Qendra për Liri. Kjo nuk është strukturë, këta janë njerëz me zemra të mëdha dhe duar të vyeshme. Civili nuk është vend pune, por punë dhe angazhim, përcaktim, mënyrë e mendimit, mënyrë e jetës, sakrificë e komoditetit dhe interesit personal që të arrihet qëllimi më i lartë. Përskaj të gjitha këtyre, Civili është vend për mësim, kreativitet, ndarje dhe debat.
CIVIL – Qendra për Liri sot mbushi 18 vite. Në ditën e sotme, më 25 nëntor të vitit 1990, u mbajt Mbledhja Themeluese e Civilit në Shkup. Organizatën e formuan disa intelektualë të pavarur, artistë dhe gazetarë, me qëllim t’i përfaqësojnë dhe mbrojnë të drejtat dhe liritë e njeriut. Aktivë që nga viti 2005, me disa projekte të suksesshme deri atëherë, ata vendosën të krijojnë një organizatë ndryshe, të afërt me qytetaret dhe qytetarët. Dhe arritën, duke i falënderuar besimit dhe mbështetjes nga mijëra qytetare dhe qytetarë anembanë vendit dhe jashtë.
Mbi njëqind projekte dhe edhe më tepër aksione, analiza dhe raporte, kumtesa dhe apele, fushata kombëtare dhe ndërkombëtare, mijëra ngjarje publike dhe prezantime, punëtori kreative, shkolla, seminare…Resurs qytetar dhe mediatik për shoqërinë.
Gjatë gjithë kohës – të zëshëm dhe krenarë – CIVIL!