Fushatë e kuqe, me ngjyrë të njëjtë, luftë, njëra palë – për epokë të re, tjetra – për jetë të re, aleatë të djeshëm – kundërshtarë të sotëm, përballje përmes billbordeve, e jo në TV- debate, pushtim i territoreve, e jo tërheqje të trupit votues…Dita e dytë e fushatës filloi me lajm të mirë, se kryeministri, në rol të liderit të LSDM, nuk ka shfrytëzuar makinë zyrtare për qëllime private, respektivisht, partiake. Kjo është e konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, pas akuzimeve të mediave opozitare.
Pra, të fillojmë nga ana pozitive, kështu që, nëse çdo gjë është e kuqe, nuk do të thotë se duhet të jetë edhe çdo gjë e zezë. Kryeministri Zoran Zaev si “hover”, nuk ulet në ulësen e kryeministrit. Nga rrugët në vende të huaja ku takohet me burrë-shtetasit e botës dhe me diasporën, arriti edhe në Gjevgjeli, dha mbajti tubim. Siç e vëren mirë Sasho Ordanoski në kolumnën e tij, kjo duket si fillimi i epokës së re. Sidoqoftë, si edhe ta ktheni, së paku makina nuk kushton 600.000 euro…
Por, të shohim drejt ardhmërisë. Nëse veprimi i Zaevit është ndonjë arritje e majave të demokracisë, të cilat deri tani i pushtuam, pasi që realisht, me definicion, vallë të gjithë politikanët do të sillen njëlloj?
Debate nuk do të shohim, kjo është e qartë. “Vetëm e vërteta” vetm me Shilegovin, e pa Kocen…për dallim nga Xhabir Deralla nga Civili, i cili ishte i ftuar në debat me Stevçe Jakimovskin, dhe në moment të fundit u anulua mikpritja, për Stevçe-jemi më të fortë se fati -Jakmovskin, kësaj here, Koce Kabana vetë nuk ka dashur të merr pjesë në debat me kundërshtarin e tij politik. Nejse, ndoshta qytetarëve nuk u nevojiten dy të vërteta. Edhe ashtu janë të njëjta, varet për cilën do të vendosen.
Se sa janë të vendosur njerëzit, si shembull është edhe anketa e djeshme e CIVIL Media: “Nuk kam kohë për këtë”, “As nuk votoj, as nuk më intereson”, “As që shoh se çfarë bëjnë politikanët”…ose “Çdo gjë është gënjeshtër, luftë për pushtet dhe ulëse…”
Aleatët e deridjeshëm sikur largohen njëri nga tjetri…komuna e Qendrës në krye me Zhernovskin, deri tani ishte pikë e dhimbjes…Mirëpo, Sasha Bogdanoviq, drejtori i ndërmarrjes publike “Parkingjet e Komunës Karposh” dhe kandidati për kryetar i LSDM, thotë se nuk është i detyruar ti plotësojë kërkesat e ish -demokratit liberal dhe bashkëpartiakut të tij aktual…Galant, dhe në frymën e vlerave demokratike, Bogdanoviq, mandatin e pararendësit e vlerësoi si të suksesshëm, por, ai do të angazhohet, në pajtim me ligjet, ti tejkalojë lëshimet e deritanishme. E sa për akuzimet, kategorikisht, me diplomaci, i vendosi në legjitimitetin e ligjeve.
Fushata zgjedhore në këtë komunë, do të jetë e shoqëruar edhe me njollë nga e kaluara. Gjyqi i dha paraburgim kryetarit të Pustecit, qytezës legjendare në Shqipëri, nga i cili Gruevski rekrutonte votues për Komunën Qendër. Emdon Temellko…Paraburgimi i tij, për njërën palë është drejtësi, siç e do rendi, e për tjerët, opozitën – korrupsion zgjedhor dhe vërtetim se sa është kriminele qeveria e tanishme.
Të mos e harrojmë opozitën. Koce Trajanovski premton epokë të re ( këtu bën pjesë edhe jeta për të gjithë?), Velesi më në fund do të përparojë ekonomikisht, ndërsa në Koçanë, nëse shkojmë sipas logjikës së fjalimit të Gruevskit, qytetarët mund të përshëndeten me pasaportat e tyre bullgare dhe punën në Itali, me varfërinë dhe me shumë çështje tjera “kombëtare”, sepse do të vjen epoka e re. Mirëpo, zgjedhjet lokale do të jenë lokale…mos u brengosni…
Dhe u kërkojmë falje tjerëve, për ata më tepër në raportet tjera, tani për tani, siç kanë filluar punët, shohim duel mes “dresave” të njëjtë, të kuq.
Biljana Jordanovska