Gjykata penale përsëri i refuzoi “bombat” si dëshmi në rastet e PSP –“Tenderë”, “Toplik” dhe “Torturë”. Sipas arsyetimit nga shkrimet e lëndës, veçohen dëshmitë e ofruara me listën e akuzës, edhe atë, audio-regjistrime nga bisedat telefonike, si dëshmi të siguruara në mënyrë joligjore, me shkeljen e lirive dhe të drejtave të përcaktuara me Kushtetutë. Kundër këtyre vendimeve joligjore, PSP ka të drejtë për ankesë, në afat prej tre ditëve, në Gjykatën e Apelit në Shkup.
Me këto vendime të Gjykatës Penale, në fakt, pranohet kërkesa e mbrojtjes të akuzuarve në tre rastet.
Në rastin “Tenderë” është e akuzuar ish-ministrja për kulturë, Elizabeta Kançeska Mileska, për mashtrime me tenderin për zbatimin e punëve ndërtimore në Muzeun e VMRO, që është pjesë e projektit “Shkupi 2014”.
Për rastin “Toplik” janë të dyshuar gjashtë persona nga Ministria e transportit, për ndërtimin e “Qytetit të Diellit”.
Rasti “Torturë” ka të bëjë me arrestimin e Ljube Boshkovskit, ministrit të mëparshëm për punë të brendshme.
Gjykata e Apelit i pranoi “bombat” si dëshmi për rastet “Treqind” dhe “Shuplakat në qendër”.